LAJMI I FUNDIT:

Ministri Pacolli e njofton ish-futbollistin e Milanit me sukseset e përfaqësueses së Kosovës

Ministri Pacolli e njofton ish-futbollistin e Milanit me sukseset e përfaqësueses së Kosovës

George Weah ka qenë një ndër futbollistët më të mirë që ka pasur skuadra e Milanit.

Tashmë si president i shtetit të Liberisë, ka takuar Ministrinë e Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacollin.

Ky i fundit e ka njoftuar ish-lojtarin për arritjet e përfaqësueses sonë në futboll, e cila nuk ka pësuar humbje në 12 ndeshjet e fundit.


“Në Dakar të Senegalit ku po marr pjesë në inaugurimin e presidentit, takova edhe presidentin e Liberisë, George Weah. Presidenti Weah i cili është edhe mik i vjetër i imi, edhe njëherë rikonfirmoi mbështetjen e pa rezervë të vendit të tij për Republikën tonë”.

“Presidentin Weah, dikur fitues i topit të artë në futboll, e informova për ecurinë e djelmoshave tanë tê kombëtares së futbollit, duke i përmendur edhe rekordin e vendosur pa humbje. Kënaqësi dhe krenari e madhe që me këto rezultate të mrekullohet edhe një kampion si Weah”, shkroi Pacolli në llogarinë personale në Facebook.

Ndryshe, 52-vjeçari në të kaluarën ka fituar titullin në Serie A me Milanin në sezonet 1995–96 dhe 1998–99. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
“Është mungesë respekti”, Flick befason me fjalët për kartonin e kuq të Bellingham

“Është mungesë respekti”, Flick befason me fjalët për kartonin e kuq të Bellingham

La Liga

"Shumica e njerëzve e kanë gabim për pagat" - ish futbollisti i Man Cityt zbulon se si paguhen lojtarët në Ligën Premier

Premier League
Liverpooli përgatit 108 milionë euro për lojtarin që Slot e konsideron si ‘blerjen perfekte’

Liverpooli përgatit 108 milionë euro për lojtarin që Slot e konsideron si ‘blerjen perfekte’

Premier League
Eksperti i leximit të buzëve zbulon se çfarë kërkoi Bellingham nga gjyqtari para se të ndëshkohej me karton të kuq

Eksperti i leximit të buzëve zbulon se çfarë kërkoi Bellingham nga gjyqtari para se të ndëshkohej me karton të kuq

La Liga
Barcelona vendos ta shesë yllin e skuadrës, kjo i hap rrugë transferimit të Tah

Barcelona vendos ta shesë yllin e skuadrës, kjo i hap rrugë transferimit të Tah

La Liga
Ronaldo Nazario emëron ish-shokun te Real Madridi si më të dobëtin që ka parë në karrierë

Ronaldo Nazario emëron ish-shokun te Real Madridi si më të dobëtin që ka parë në karrierë

La Liga
Kalo në kategori