Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, ka thënë se kontrata për termocentralin “Kosova e Re” është negociuar në nivel shumë profesional dhe është nga më të mirat që mund të arrihen.
Ai ka deklaruar se publikimi i saj është nismë për transparencë të krejtësishme, ndërsa ka shpjeguar se çka si parashihen në të skenarë të ndryshëm.
Lluka po ashtu ka theksuar se beson që ajo do të arrijë të marrë dy të tretat e votave të deputetëve të Kuvendit të Kosovës, për t’u bërë valide, pasi është i bindur se i kanë votat e Lidhjes Demokratike të Kosovës.
“Për hir të transparencës, ne kemi vendosur që ta publikojmë kontratën kështu sic është. Kontrata është bërë në gjuhën angleze, sepse ajo ka qenë gjuha e negociatave, për shkak se kemi pasur shumë këshilltarë ndërkombëtarë si shtet. Tashmë kanë nisur procedurat e përkthimit në shqip, por pasi ka shumë terme teknike, përkthimi merr pak kohë. Sa i përket kontratave, unë premtoj se do t’i publikoj të gjitha kontratat që do të arrihen”, tha Lluka për Klan Kosovën.
“Kur unë kam marrë detyrën dhe kam parë kushtet që kanë qenë të arritura, kam thënë që ato nuk janë në përputhje me interesat e shtetit. Kjo është një prej kontratave më të mira. Normalisht që do të ketë penalti, nëse nuk përmbushen kushtet e kontratës. Por ne do të jemi të kujdesshëm që ta bëjmë punën, ashtu siç kemi premtuar. Në rast se projekti dështon të vazhdojë për fajin tonë, dëmi që duhet paguar llogaritet të jetë 19 milionë euro; për shembull nëse Kuvendi i Kosovës nuk e voton këtë projekt”, theksoi ai.
“Sa i përket kalimit në kuvend, ne kemi mbështetjen e Lidhjes Demokratike të Kosovës. Së paku, me konfigurimin aktual, mund të them që me këtë mbështetje, nuk do ta kemi të vështirë që marrëveshja të marrë votën e deputetëve”, tha ai.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Ministria e Administratës: Në MMJPH është kryer inspektim i rregullt, nuk janë marrë kompetencat siç thonë nga BDI

Përqindja e votave të partive politike – në sa komuna prijnë LVV, PDK e AAK-Nisma?

Mickoski nga Uashingtoni: Maqedonia është aleate e besueshme e SHBA-së, Evropa duhet të jetë parimore në vend se me dy standarde

Zelensky bisedë telefonike me Ramën, tregon çështjet që diskutuan

Arrestohen pesë të dyshuar në Pejë, po planifikonin vrasje

Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit