LAJMI I FUNDIT:

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë: Të lumtur që dialogu Kosovë-Serbi po fillon përsëri

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë: Të lumtur që dialogu Kosovë-Serbi po fillon përsëri

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Heiko Maas është shprehur i kënaqur për rifillimin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Pas një bisede telefonike ndërmjet ministres së Punëve të Jashtme të Kosovës, Meliza Haradinaj Stublla me ministrin e Jashtëm Gjerman, Heiko Maas ka shkruar Zyra për punë të jashtme e Gjermanisë, duke thënë se janë të lumtur që dialogu po fillon përsëri.

Më tej thuhet se Ballkani Perëndimor është një çështje kyçe e presidencës gjermane në Këshillin Evropian.


Haradinaj-Stublla flet me Heiko Maas: Qëndrimi i Gjermanisë ishte vendimtar për përjashtimin e idesë së rrezikshme të ndryshimit të kufijve
Lexo po ashtu Haradinaj-Stublla flet me Heiko Maas: Qëndrimi i Gjermanisë ishte vendimtar për përjashtimin e idesë së rrezikshme të ndryshimit të kufijve

“Ballkani Perëndimor është një çështje kyçe e presidencës gjermane në Këshillin Evropian. Prandaj, ne jemi të lumtur që dialogu për normalizim të raporteve mes Kosovës dhe Serbisë po fillon përsëri”.

Edhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla ka njoftuar sot për bisedën telefonike me ministrin e jashtëm gjerman, Heiko Maas.

Haradinaj-Stublla përmes një postimi në Twitter ka shkruar se qëndrimi parimor i Gjermanisë ishte vendimtar në përjashtimin e idesë së rrezikshme për ndryshimin e kufijve në Ballkan.

“Qëndrimi parimor i shtetit Gjerman ishte vendimtarë në përjashtimin e idesë së rrezikshme për ndryshimin e kufijve në Ballkan. Shpreh mirënjohje të thellë Heiko Maas dhe Gjermanisë për mbështetje të vazhdueshme. Për Kosovën Gjermania është partner kredibil në rrugëtimin euroatlantik. Liberalizimi i vizave mbetet pritje e madhe”, ka shkruar Maas. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Numërohen mbi 77% të votave të ardhura me postë, KQZ publikon rezultatet

Numërohen mbi 77% të votave të ardhura me postë, KQZ publikon rezultatet

Politikë
Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Lajme
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
Konsullata e Kosovës në Shtutgart reagon pas sulmit në Mannheim, publikon numrin emergjent për shtetasit e Kosovës

Konsullata e Kosovës në Shtutgart reagon pas sulmit në Mannheim, publikon numrin emergjent për shtetasit e Kosovës

Lajme

"Nxitje dhe përçarje ndaj prokurorit e gjyqtarit, flet në gjykatë Arlind Manxhuka i Vetëvendosjes

Drejtësi
Ambasadori britanik: Kosova duhet të përmbushë zotimet për heqjen e masave të BE-së

Ambasadori britanik: Kosova duhet të përmbushë zotimet për heqjen e masave të BE-së

Lajme
Kalo në kategori