Ministri i Punëve të Brendshme (MPB), Bejtush Gashi, e ka shkarkuar nga detyra Kryeshefin e suspenduar të Inspektoratit Policor të Kosovës (IPK), Hilmi Mehmeti.
Kjo është bërë e ditur përmes një përgjigje për “Betimi për Drejtësi”, nga zyra për media e kësaj ministrie.
Në vendimin e ministrit Gashi, që mban datën 21 qershor 2018, thuhet se Hilmi Mehmeti me veprimet e tij, ka shkaktuar keqmenaxhim të vazhdueshëm të IPK-së, ka dështuar të përmbush objektivat strategjike të IPK-së dhe përfundimisht, sipas vendimit, me veprimet e tij në keqmenaxhim të vazhdueshëm, Mehmeti ka dëmtuar imazhin e IPK-së.
Rasti në fjalë, ka të bëj me një konkurs të shpallur në korrik të vitit të kaluar nga ana IPK-së për 17 vende të lira të punës në këtë institucion, e ku siç thuhet në vendimin e MPB-së, auditori i kësaj ministrie ka gjetur plot 15 shkelje ligjore në procedurat e rekrutimit të këtij konkursi.
Ky auditim i këtij konkursi ishte bërë me kërkesë të ish-ministrit të MPB-së Flamur Sefaj, nga ana e Njësisë së Auditimit të Brendshëm të MPB-së, dhe atë, pasi “Betimi për Drejtësi” kishte transmetuar një audio-incizim ku shiheshin dallaveret që kishin ndodhur në procedurën e rekrutimit lidhur me konkursin në fjalë.
Pas të gjeturave të auditimit, më 18 dhjetor të vitit të kaluar, ish-ministri i MPB-së në atë kohë, Flamur Sefaj kishte bërë kërkesë që ky konkurs të anulohej, dhe një gjë të tillë edhe kishte ndodhur më 29 dhjetor 2017.
I gjithë rasti ishte iniciuar në nëntor të vitit të kaluar, kur MPB-ja kishte pranuar një ankesë në lidhje me këtë konkurs, nga ana e anëtarit të komisionit për rekrutim, Qerim Bytyqit, njëherësh udhëheqës për hetime në Divizioni e Prizrenit/Pejës, në kuadër të IPK-së, i cili përmes një shkrese kishte njoftuar ministrin për shkeljet e komisionit në procedurën e rekrutimit.
Për më tepër rreth këtyre shkeljeve, siç thuhet në vendimin e MPB-së, ekzistojnë edhe audio-incizime, ku anëtarët e komisionit shihen se janë shantazhuar dhe janë detyruar të bëjnë shkelje ligjore në këtë proces, e të cilat audio-incizime siç e thotë edhe vendimi i ministrit, janë transmetuar në emisionin “Betimi për Drejtësi”.
Tashmë ish-Kryeshefi i IPK-së, ishte suspenduar nga ish-ministri i MPB-së, Flamur Sefaj, më 2 shkurt të këtij viti, për shkak të hetimeve që kishin filluar ndaj tij në lidhje me konkursin e IPK-së për 17 pozita të inspektorëve dhe hetuesve.
Suspendimi i tij me pagesë, kishte ardhur vetëm pak ditë, pasi që emisioni “Betimi për Drejtësi”, i cili transmetohet në RTK, kishte shfaqur hulumtimin e zhvilluar mbi shkeljet ligjore të konkursit në IPK.
Në këtë emision, janë evidentuar shkeljet ligjore të konkursit të IPK-së, si dhe është shfaqur një audio-incizim, i cili ka dëshmuar ushtrimin e ndikimit të Kryeshefit Hilmi Mehmeti tek tre anëtarët e Komisionit të Testit Fizik, për ta futur në listën e kandidatëve të suksesshëm djalin e axhës së tij, Sylejman Mehmeti dhe kandidaten Fatlinda Zymberi edhe pse të dy këta kishin dështuar në disiplinën 300 metra.
Ky institucion, kishte shpallur konkurs për 17 pozita të inspektorëve/hetuesve. Në këtë konkurs kishin konkurruar edhe djali i axhës së Kryeshefit të IPK-së, Hilmi Mehmeti.
Në fazën e dytë të testimit fizik, djali i axhës së Kryeshefit, së bashku me një kandidate tjetër, nuk kishin arritur të kalonin me sukses.
Gjatë emisionit është shfaqur edhe një audio-incizim të cilin e ekipi “Betimi për Drejtësi” e ka siguruar dhe i cili dëshmon se si Kryeshefi tenton të ndikojë me çdo kusht tek anëtarët e Komisionit që djali i axhës së tij dhe kjo kandidate tjetër të kalojnë tutje në konkurs, edhe pse nuk kishin kaluar testin fizik.
Ndërkohë, informatori Qerim Bytyqi, Kryetar i Komisionit përzgjedhës duke shfrytëzuar Ligjin për Mbrojtjen e Informatorëve, Ligjin për IPK dhe Kodin Penal, ka informuar Ministrin e Punëve të Brendshme dhe Prokurorinë për parregullsitë e këtij konkursi. Por, edhe këtu ka probleme.
Hetimet ndaj Kryeshefit të IPK-së, i ka zhvilluar prokurori Ibrahim Berisha, djali i të cilit, kishte konkurruar në këtë konkurs dhe kishte kaluar me sukses.
Pas një lufte të shkresave nga informatori Qerim Bytyqi, prokurori Ibrahim Berisha, i cili kishte zhvilluar disa takime me Kryeshefin e IPK-së, ishte tërhequr nga hetimi i rastit, për shkak të konfliktit të interesit.
Tani hetimet janë duke u zhvilluar nga prokurori, Feti Tunuzliu, por ende nuk dihet se çfarë rezultati është arritur deri më tani.
Në vazhdim po e sjellim linkun e emisionit të plotë lidhur me ndikimet në konkursin e IPK-së.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

"Policë evropianë që vijnë të veshur si paramilitarë, si hajdutë, si bandita", Behrami kritikon përcjellësit e Thaçit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës