Ministri australian që u diagnostikua me coronavirus, ishte takuar të premten e kaluar me Ivanka Trumpin

Ministri i Punëve të Brendshme i Australisë, Peter Dutton, i cili u diagnostikua nga coronavirusi, ishte takuar me Ivanka Trumpin dhe Prokurorin e Përgjithshëm të SHBA-ve, Bill Barr, të premten e kaluar.
Ivanka Trump është vajza e Presidentit amerikan Donald Trump, dhe njëherit këshilltarja e lartë e tij.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Dutton u deklarua se ishte zgjuar të premten me një temperaturë dhe dhimbje të fytit, ndërsa kontaktoi departamentin e shëndetësisë.
Raportohet se ministrit aktualisht është shtruar në spital. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
13/03/2020
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals




















































