Monaco ka triumfuar në derbin francez kundër Paris Saint-Germain, në kuadër të xhiros së 14-të në Ligue 1.

Përballja franceze ishte e baraspeshuar nga fillimi, me vendasit që në fund i morën pikët e plota falë një fitore me rezultat 1-0.


Monaco e nisi për mrekulli ku vetëm pas disa minutave lojë Mohammed Salisu kishte një rast të mirë shënimi, por nuk e fianlizoi.

PSG-ja u kthye në lojë për të rrezikuar me mesfushorin Vitinha, megjithatë goditja e portugezit për mrekulli u ndalë nga Hradecky (26’).

Monaco pastaj e gjeti rrugën drejtë rrjetës përmes Salisu, mirëpo që goli u anulua për pozitë jashtë loje.

Heroi i vendasve ishte Takumi Minamino që shënoi nga afërsia pas asistimit të Golovin (68’).

Situata për Monacon u përkeqësua kur Thilo Kehrer u ndëshkua me karton të kuq pas një ndërhyrje të ashpër (80’), por arritën ta ruajnë rezultatin.

Monaco me këtë fitore ngjitët në pozitën e gjashtë me 23 pikë derisa PSG-ja mbetet lider me 30 pikë të tubuara./Telegrafi/

telegrafi sport app