Këtë sezon, James Milner do të bëhet vetëm lojtari i tretë që luan në Ligën Premier në moshën 40-vjeçare, dhe për veteranin e futbollit do të jetë sezoni i tij i 24-të në radhët elitare të futbollit anglez, të cilit do t'i hyjë me një numër të ri në fanellë.

Milner vendosi ta mbajë numrin 20 në shpinë në sezonin e ri në nder të ish-shokut të tij të skuadrës nga Liverpooli, Diogo Jota, i cili humbi jetën tragjikisht javë më parë.


Te Brighton, Milner mbante fanellën me numër 6, por pasi iu dha mundësia, vendosi ta ndryshonte atë numër në kujtim të Jotës.

"Kur dëgjova se Carlos Baleba donte të ndryshonte numrin e tij dhe tani numri 20 është i lirë, doja ta bëja nga respekti dhe si një mënyrë për t'i bërë dedikim Diogos, i cili ishte një lojtar fantastik dhe të cilin isha shumë krenar ta quaja mikun tim. Do të jetë një nder i madh ta mbaj këtë numër në shpinë", tha fillimisht Milner.

Milner theksoi se gjatë udhëtimeve me klubin ai flet me shokët e skuadrës për Jotan dhe bëmat e tyre me fanellën e Liverpoolit, duke theksuar se i pëlqente të ndante fushën dhe dhomën e zhveshjes me portugezin e ndjerë.

"Ai ishte një njeri fantastik, familjar, dikush që gjithmonë e doje pranë teje. Do t'u mungojë të gjithëve. Të gjithë atyre që e njihnin dhe të gjithë atyre që e donin si lojtar", përfundoi anglezi.

Në nder të Jotës, Liverpooli tërhoqi numrin 20 në të gjitha ekipet.

Është hera e parë në historinë 133-vjeçare të klubit të Liverpoolit që një fanellë është tërhequr nga qarkullimi. /Telegrafi/

telegrafi sport app