Millie Bobby Brown shijon pushimet në plazh me bikini, ndërsa rrëfen dëshirën për t’u bërë nënë

Aktorja britanike, Millie Bobby Brown, 21 vjeçe, ndau me ndjekësit e saj në Instagram disa çaste relaksuese nga pushimet në plazh, ku shfaqet me bikini shumëngjyrëshe që theksojnë siluetën e saj dhe lëkurën e puthur nga dielli.
E martuar prej një viti me Jake Bongiovi, Brown dukej natyrale dhe e lumtur, ndërsa pozonte buzë detit me syze dielli dhe bizhuteri të thjeshta.
Në përshkrimin e postimit, aktorja e “Stranger Things” zgjodhi disa emoji me temë deti, si dielli, guaska dhe valët – duke reflektuar atmosferën verore të pushimeve të saj, shkruan DailyMail.
Fotografitë kanë marrë miliona pëlqime dhe komente pozitive, përfshirë edhe nga marka e saj Florence by Mills që e quajti "ikonë absolute".
E njohur për karrierën e saj në aktrim, Millie është gjithashtu aktive si sipërmarrëse dhe prodhuese.
Në një intervistë për ‘Vanity Fair’, ajo foli për jetën në fermën e saj në Xhorxhia me Jake, duke theksuar se ajo nuk e bën këtë stil jetese për estetikë, por nga dashuria për natyrën dhe kafshët.
Çifti i ri vazhdon të zgjerojë "familjen e tyre të vogël fermere", pasi këtë muaj mirëpritën një gomar të porsalindur të quajtur Florence – kafsha e 63-të në pronën e tyre.
Përveç kësaj, Millie ka ndarë se të pasurit një familje të madhe është një nga synimet e saj jetësore dhe mezi pret të bëhet nënë.
“Që e vogël, kam dashur të jem si nëna ime”, tha Millie gjatë një interviste në podcastin Smartless, duke shtuar se Jake ndan të njëjtin vizion për të ardhmen dhe e mbështet plotësisht. /Telegrafi/




















































