Miley Cyrus ka realizuar një fotosesion të guximshëm në New York, për markën kozmetike Maybelline, duke rrezikuar më shumë se një mosfunksionim të garderobës.

Këngëtarja 32-vjeçare po pozonte në një çati dhe skela në Big Apple, duke tërhequr vëmendjen me një pamje të sofistikuar dhe të guximshme.


Ajo ishte veshur me një bluzë të zezë të futur në një minifund prej lëkure të zezë dhe një xhaketë lëkure të madhe, shkruan DailyMail.

Përfundoi dukjen me çizme me taka dhe një pamje të sofistikuar me grimin e saj glamoroz, duke përdorur produkte nga Maybelline.

Flokët e saj ishin të lëshuara dhe me valë të lehta, ndërsa ajo mbante aksesorë minimalë, si vathë të vegjël me rrathë.

Miley është e njohur për bashkëpunimin me Maybelline dhe vazhdon të punojë me artistin e grimit James Kaliardos për të krijuar pamje unike.

Ajo ka shprehur gjithmonë se bukuria është një shprehje e krijimtarisë së saj dhe se stili i saj ndryshon nga një periudhë në tjetrën.

Në një ditë të ngarkuar xhirimesh, Miley pozoi edhe në skela të larta dhe mbi një çati, duke e rrezikuar gjithçka për të realizuar pamjen e saj.

E gjithë kjo vjen teksa ajo përgatitet për albumin e saj të nëntë, “Something Beautiful”, që do të publikohet më 30 maj. /Telegrafi/