Ajo së fundmi u bashkua me këngëtaren shqiptaro-britanike, Dua Lipa, për bashkëpunimin "Prisoner", që aktualisht po renditet lart në top lista.

Miley Cyrus, 28 vjeçare, komentoi skenat e nxehta në klip me Duan, duke ndarë një seri të fotografive nga klipi me Duan, 25 vjeçe - përfshirë njërën prej tyre ku shfaqej duke e ngacmuar me një puthje, shkruan DailyMail.


Vetëm një ditë më parë, ylli amerikan Miley shkaktoi zhurmë në media, duke u shprehur se do të donte një takim seksual me bukuroshen zeshkane Dua.

(Videoja nuk është e disponueshme për territorin e Kosovës)

Gjatë një paraqitje në 'The Howard Stern Show' në fillim të kësaj jave, prezantuesi i emisionit i tha Mileyt: 'duket se të dyja po bëni seks të plotë' në klipin e tyre "Prisoner".

"Ne nuk kemi bërë seks", u përgjigj ajo. "Dua Lipa vazhdimisht më kujton. Unë kurrë nuk kam parë një ëndërr erotike për Duan", deklaroi më tej Cyrus.

du1 1

"Kjo është diçka që ajo po më projekton. Fatkeqësisht nuk kam arritur të bëj seks me të", tha më tej interpretuesja e hitit "Prisoner".

Duke treguar se Dua është në një lidhje me Anwar Hadid, ajo vazhdoi: "Unë me të vërtetë nuk dua të kem marrëdhënie intime me Duan kaq shumë. Unë mendoj se e njoh atë shumë mirë si një shoqe dhe, si, unë nuk e di - jo në të vërtetë, jo".

du2 1

"Por mua më pëlqen patjetër të shtirem sikur kemi bërë diçka sepse përfundon marrim më shumë klikime për klipin tonë. Pra, është thjesht manipulim, vetëm manipulimi standard i kulturës pop", tha Miley përgjatë emisionit.

Sidoqoftë, qëndrimi i saj shpejt u zhvendos ndërsa shtoi: "Në rregull, unë dua ta ndiej, për shembull, pesë përqind. Gjithnjë e më shumë po mendoj për këtë, unë bëj diçka".

du3 1

Gjatë të njëjtës intervistë, Miley gjithashtu zbuloi se kishte 'shumë konflikt' në martesën e saj me ish-in, Liam Hemsworth, por pranoi se ajo ende e do atë 'shumë, shumë'.

Miley dhe Liam, 30 vjeç, u martuan në një ceremoni intime në dhjetor të vitit 2018, para se të ndaheshin vetëm disa muaj më vonë në gusht të vitit 2019. /Telegrafi/

du5