Willian edhe pse po shkëlqen këtë sezon, ai mund të largohet në fund të sezonit nga Chelsea.

Sipas asaj që shkruajnë media në Angli, sulmuesit brazilian, mund të largohet në Itali së bashku me Antonio Conten.


Braziliani që dikur ka luajtur me Shakhtarin është gati për një eksperiencë të re.

GettyImages 919092912 Willian i Chelseat duek festuar një gol. (Photo by Catherine Ivill/Getty Images)

Milani është klubi që e kërkon dhe sipas medieve kanë filluar bisedimet e para.

Menaxheri i futbollistit ka filluar kontaktet me klubin kuqezi.

Për Willian ka interesim edhe nga Manchester United, që është një nga të preferuarit e Jose Mourinhos.

GettyImages 924070458 Willian në aksion. (Photo by Clive Brunskill/Getty Images)

Willian ka edhe dy vite kontratë me Chelsean.

Braziliani ka shënuar pesë herë në Ligën Premier këtë edicion. /Telegrafi/