Trupi i pajetë i futbollistes shqiptare, Florijana Ismaili, është gjetur dje (2 korrik) në fundin e Liqenit Como në Itali.

Futbollistja 24-vjeçare ishte shpallur e zhdukur të shtunën e javës së kaluar pas një aksidenti gjatë hedhjes nga barka, me ç’rast nuk ishte shfaqur më në sipërfaqe të ujit.


Roboti i posaçëm që ishte shfrytëzuar për kërkim nënujor e ka gjetur trupin e saj në thellësi prej 204 metrash.

florijana ismaili 3

Pas lajmit se futbollistja shqiptare është gjetur pa shenja jete në liqenin italian, sportistë, organizatat botërore të sportit dhe shumë personalitete të tjera kanë shprehur ngushëllimet e tyre.

Ngushëllime familjes Ismaili dhe klubit Young Boys, i ka shprehur edhe gjiganti italian, Milan.

“Me zemër të thyer kemi marrë lajmin për vdekjen e lojtares së Zvicrës Florijana Ismaili. Ngushëllimet tona janë për familjen, miqtë dhe Young Booys në këto momente pikëllimi”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

telegrafi sport app