Milani nuk ka arritur më shumë se barazim pa gola ndaj Torinos në Serie A.

Kuqezinjtë ishin më të mirë, por shpërdoruan raste për gol.


GettyImages 879418958 (Getty Images)

Rasti më i mirë ishte ai Nikola Kalnic në minutën e pestë të takimit, por kroati gjuajti jashtë.

Në vazhdim Milani e mbajti topin, tentoi të rrezikonte disa herë, por nuk ia dolën të jenë serioz.

GettyImages 879414032 (Getty Images)

Edhe në pjesën e dytë vendasit kontrolluan lojën, provuan disa herë me gjuajte nga distanca, por mysafirët ishin të vendosur mirë në fazën mbrojtëse.

Minutat e fundit ishin mjaft interesant, pasi të dy skuadrat tentonin të befasonin me kundërsulme. Gianluigi Donnarumma në fund doli të jetë heroi i ndeshjes, kjo pasi në minutën e 85-të bëri dy pritje të mëdha.

GettyImages 879415456 (Getty Images)

Pas këtij barazimi Milani renditet në vendin e shtatë me 20 pikë, kurse Torino në të dhjetin me një pikë më pak.

Ndeshja e ardhshme e skuadrës së Vincenzo Montellas është ndaj Beneventos, ndërsa Torino pret Atalantan. /Telegrafi/

https://twitter.com/PARIScompsHD/status/934810069023318021

telegrafi sport app