LAJMI I FUNDIT:

Milani mund të nënshkruajë me lojtarin e harruar të Arsenalit për të përforcuar mbrojtjen

Milani mund të nënshkruajë me lojtarin e harruar të Arsenalit për të përforcuar mbrojtjen

Milan raportohet se janë vënë në kërkim të mbrojtësit të Arsenalit, Jakub Kiwior në afatin kalimtar të janarit, për të përforcuar fazën defanzive.

Fikayo Tomori është i vetmi mbrojtës në dispozicion për Rossonerët pas lëndimit të Malick Thiaw në përballjen ndaj Borussia Dortmundit të martën.

Simon Kjaer, Marco Pellegrino dhe Mattia Caldara nuk janë gjithashtu në dispozicion të Piolit kështu që me shumë mundësi tekniku italian do të promovojë në ekipin e parë 18-vjeçarin Jan-Carlo Simic për ndeshjen e ardhshme ndaj Frosinones.


Siç shton raporti, Milani nuk do të nënshkruajë me një lojtar të lirë para afatit kalimtar të janarit por do të mundohen të transferojnë dikë gjatë dimrit.

Vogëlushi shqiptar bëhet viral duke bërë shqiponjën para ndeshjes Milan - Borussia Dortmund
Lexo po ashtu Vogëlushi shqiptar bëhet viral duke bërë shqiponjën para ndeshjes Milan - Borussia Dortmund

Gazetari Daniele Longo ka raportuar se qendërmbrojtësi i Topçinjve, Jakub Kiwior është prioriteti i tyre kryesor dhe kuqezinjtë do të ulen në tryezën e bisedimeve për një marrëveshje të mundshme huazimi.

Sipas Longos, do të jetë e vështirë që kjo marrëveshje të arrihet mes dy palëve por jo edhe e pamundur.

Presidenti i Milanit flet për ambiciet e klubit, transferet e janarit dhe Ibrahimovic
Lexo po ashtu Presidenti i Milanit flet për ambiciet e klubit, transferet e janarit dhe Ibrahimovic

Kiwior iu bashkua Arsenalit nga Spezia për shumën e 25 milionë eurove në janar të këtij viti, por ka bërë vetëm tetë paraqitje përgjatë të gjitha garave, duke startuar në vetëm dy ndeshje në Ligën Premier.

Emra si Benoit Badiashile, Konstantinos Koulierakis, Maxime Esteve dhe Lloyd Kelly janë gjithashtu në radarin e tyre.

Sidoqoftë, kontrata e Kellyt me Bournemouth skadon në vitin 2024 dhe skuadra e Ligës Premier nuk janë të gatshëm ta shesin atë gjatë afatit kalimtar dimëror./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

La Liga
Kërkohen nga shumë klube evropiane - por Real Madridi i ka në dorë dy talentët e mëdhenj

Kërkohen nga shumë klube evropiane - por Real Madridi i ka në dorë dy talentët e mëdhenj

La Liga
Jose Mourinho flet për gjyqtarin slloven që e drejtoi ndeshjen Galatasaray-Fenerbahce

Jose Mourinho flet për gjyqtarin slloven që e drejtoi ndeshjen Galatasaray-Fenerbahce

Ligat tjera
Buffon jep mendim për derbin Napoli- Inter, ndërsa befason se kë do të donte ta shihte kampion

Buffon jep mendim për derbin Napoli- Inter, ndërsa befason se kë do të donte ta shihte kampion

Serie A
Lille ia cakton çmimin kartonit të Edon Zhegrovës

Lille ia cakton çmimin kartonit të Edon Zhegrovës

Ligue 1
Laporta shumë i kënaqur me punën e Flick - planifikon një 'dhuratë' për trajnerin gjerman

Laporta shumë i kënaqur me punën e Flick - planifikon një 'dhuratë' për trajnerin gjerman

La Liga
Kalo në kategori