LAJMI I FUNDIT:

Milani kontakton Sousan dhe Mazzarrin, Montella në prag të largimit?

Milani kontakton Sousan dhe Mazzarrin, Montella në prag të largimit?

Sipas raportimeve të mediave italiane, Milani ka kontaktuar me trajnerët, Paulo Sousa dhe Walter Mazzarri, pasi Vincenzo Montella mbetet ende në pikëpyetje rreth të ardhmes së tij.

Montella kishte një takim të gjatë me drejtuesit e klubit, Marco Fassone dhe Massimiliano Mirabelli pas humbjes 2-0 ndaj Romës, humbjen e tyre të tretë në shtatë ndeshje të Serie A.

Montella takohet me drejtuesit e klubit, mediat e ndara rreth qëndrimit apo shkarkimit
Lexo po ashtu Montella takohet me drejtuesit e klubit, mediat e ndara rreth qëndrimit apo shkarkimit

Edhe pse klubi ka mbështetur në mënyrë të përsëritur Montellën në publik, është raportuar se ai mund të shkarkohet nëse ai gjithashtu humbet derbin ndaj Interit.


Carlo Ancelotti tha këtë mbrëmje se ai nuk ka ndërmend të punojë për një klub tjetër këtë sezon pas shkarkimit të tij nga Bayern Munichu.

Montella drejt largimit, tre kandidatët më seriozë për ta zënë vendin e tij
Lexo po ashtu Montella drejt largimit, tre kandidatët më seriozë për ta zënë vendin e tij

Sipas Mediaset Premium, Milani ka kontaktuar tashmë me dy trajnerë të lirë për të zëvendësuar potencialisht Montellën në San Siro.

Sousa dhe Montella duke u përshëndetur gjatë një ndeshje

Ata janë ish-trajneri i Fiorentinës, Paulo Sousa dhe ish-trajneri i Napolit, Interit dhe Watfordit, Waleter Mazzarri.

Trajneri italian, Walter Mazzarri

Trajneri portugez, Sousa është favorit i nxehtë, pasi stili i tij i futbollit mendohet të jetë më i përshtatshëm për projektin që po përpiqen të krijojnë drejtuesit e Rossoverëve.

Sa për Mazzarrin, ai ishte tashmë i angazhuar nga drejtori i Milanit, Fassone, në kohën sa ishte në Inter, ndërsa së fundmi ishte trajner i Ëatfordit në Ligën Premier. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Statistikat e tmerrshme të Neymarit në ndeshjen e tij të dytë me Santos

Statistikat e tmerrshme të Neymarit në ndeshjen e tij të dytë me Santos

Ndërkombëtare
Pse Fiorentina u tërbua për golin e diskutueshëm të Interit në pjesën e parë

Pse Fiorentina u tërbua për golin e diskutueshëm të Interit në pjesën e parë

Serie A
Debutimi i Doncic me Lakers ishte një spektakël i plotë, tifozët morën dhurata unike

Debutimi i Doncic me Lakers ishte një spektakël i plotë, tifozët morën dhurata unike

NBA
“Ata më trajtuan sikur të isha Pablo Escobar, paraburgimi përvojë e çuditshme

“Ata më trajtuan sikur të isha Pablo Escobar, paraburgimi përvojë e çuditshme" - Nainggolan flet për arrestimin pas dyshimit për kontrabandë kokaine

Ligat tjera
“Thërrisni policinë” - Jose Mourinho dhe Fenerbahce me akuza të rënda ndaj Galatasarayt

“Thërrisni policinë” - Jose Mourinho dhe Fenerbahce me akuza të rënda ndaj Galatasarayt

Ligat tjera
Rikthehen emocionet e Ligës së Kampionëve, vëmendja tek sfida Man City – Real Madrid

Rikthehen emocionet e Ligës së Kampionëve, vëmendja tek sfida Man City – Real Madrid

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori