Mediat italiane raportojnë se Milani ka marrëveshje verbale për dy mbrojtësit, atë të Schalke 04, Sead Kolasinac dhe të Villarrealit, Mateo Musacchio.

Rossonerët po shtyjnë përpara me marrjen e pronësisë së klubit nga Yonghong Li, që pritet të përfundojë deri në 13 ose 14 prill.


Kjo do të ndezë një epokë të re në klub, duke i dhënë fund mbretërimit 31-vjeçar të Silvio Berlusconit dhe hapjen e perspektivave të reja të transferimeve.

Sipas gazetës Corriere dello Sport, drejtorët e rinj të Milanit kanë arritur marrëveshje verbale me dy mbrojtës për sezonin e ardhshëm, transmeton Telegrafi.

I para është mbrojtësi i anës së majtë i Schalkes, Kolasinac, i cili do të jetë një agjent i lirë në korrik, kur kontrata e tij skadon, dhe për të ka qenë gjithashtu i lidhur edhe Juventusi.

kolasinac

Tjetri është qendërmbrojtësi i Villarrealit, Musacchio, i cili kishte qenë tashmë i afërt me kuqezinjtë në sezonin e fundit dhe është në dispozicion për rreth 15 milionë euro. /Telegrafi/

musacchio

telegrafi sport app