Franck Kessie duket se do të largohet nga Milani këtë afat kalimtar të verës.

Mesfushori afrikan nuk është në planet e trajnerit të ri të Milanit, Giampaolo.


Kësisoj mediat italiane kanë raportuar se ai është do të largohet nga klubi, pasi Rossonerët e kanë nxjerr në shitje Kessien.

GettyImages 1151847835 Franck Kessie. (Photo by Tullio M. Puglia/Getty Images)

Dy skuadrat londineze, Arsenal dhe Tottenham Hotspur janë duke e kërkuar lojtarin.

Së fundmi interesim për të ka shprehur edhe kampioni i Francës, Paris Saint Germain.

Milan është gati ta lë të largohet Kessien nëse vije një ofertë mbi 45 milionë euro. /Telegrafi/

telegrafi sport app