Raportohet se Milani është shumë afër të mbyllë transferimine  Brahim Diaz nga Real Madridi.

Klubi italian dëshiron të transferojë ish-anëtarin e Manchester Cityt në javën e ardhshme, raporton Football Italia.


Rossonerët besohet se kanë arritur marrëveshje personale me lojtarin, mirëpo janë në bisedime me Los Blancos për huazim me të drejtë blerje.

Brahim Diaz e1546871936534

Stefano Pioli thuhet se e pëlqen shumë lojën e 21-vjeçarit, andaj shpreson që të mbyllë akordin për transferimin e tij.

Diaz fillimisht kishte kundërshtar largimin nga Real Madridi, mirëpo Zinedine Zidane i ka bërë me dije atij se nuk është në planet e tij.

Trajneri francez po tenton që të shesë atë dhe t’i rrisë fondet për shënjestrat që ai i synon në këtë afat.

Real Madridi e transferoi Brahim Diazin nga Manchester City në janar të vitit 2019 për 17 milionë euro, mirëpo ai ka bërë vetëm pesë paraqitje në 18 muaj në La Liga. /Telegrafi/

telegrafi sport app