"Milan shiti lojtarin më të mirë italian, Juventusi ofroi shumë për të" - Boban kritika për kuqezinjtë në lidhje me Tonalin

Ish-mesfushori legjendar i Milanit, Zvonimir Boban kishte disa ankesa për ish-skuadrën e tij pas humbjes të së martës në Ligën e Kampionëve kundër Liverpoolit dhe ishte veçanërisht i mërzitur nga vendimi i klubit për të shitur Sandro Tonalin te Neëcastle verën e kaluar. Kuqezinjtë u mundën 3-1 nga Liverpool në tokën të martën mbrëma. Paulo Fonseca ka vetëm një fitore nga pesë ndeshjet e tij të para konkurruese në krye të ekipit ndërsa në fundjavë takohet me Interin. Boban ishte veçanërisht i hutuar nga përzgjedhjet e Fonseca në mesfushë. Ai e pyeti trajnerin për vendimet e tij në mënyrë të drejtpërdrejtë në Sky Sport.

Më vonë Boban vuri në dyshim vendimin e klubit për të shitur italianin Sandro Tonali te Neëcastle verën e kaluar. “Milani shiti Tonalin, lojtarin e tyre më të mirë italian dhe një lojtar që ishte vërtet i lidhur me klubin. Të shohësh të largohet nga Milani është turp, këto gjëra kanë pasoja”.






















































