Jose Mourinho kurrë nuk ka dashur ta ketë nën urdhra mesfushorin, Paul Pogba.

Kështu thotë 69-vjeçari Eladio Parames, i cili është mik i trajnerit të Manchester Unitedit që nga mosha nëntë vjeçare.


Ai thotë se Mourinho nuk qëndron pas transferimit të francezit nga Juventusi, të cilin e krahason me Mario Balotellin, të cilin portugezi e kishte lojtar te Interi.

1342389636 740215 0000000001 noticia grande Eladio Parames

"Nuk është rastësi që të dytë janë kritikuar ashpër nga disa trajnerë. Sigurisht disa do të pyesin nëse personi që i ka punësuar ata nuk e di se çfarë personalitetet kishin. Përgjigja është po, por nganjëherë ka arsye përtej sportive që udhëheqin klubet".

"Pogba, për shembull, vlen shumë në tregun e reklamave, aq shumë sa që në vetëm gjashtë muaj, Manchester United kishte nxjerr paratë e paguar në adresë të Juves".

"Megjithatë, pa Matuidin dhe Kanten te Franca, ai nuk vlen pothuajse asgjë në fushë. Man United nuk ia transferoj lojtarët e kërkuar Mourinhos. Dhe Mourinho duhej të shikonte se si Pogba u bë lojtari me më së shumti topa të humbur në ekip", tha ai.

Ndryshe, Pogba ka shprehur tashmë pakënaqësinë me trajtimin nga ana e trajnerit, ku ky i fundit ka humbur besimin te shtatgjati. /Telegrafi/

telegrafi sport app