Kosovarët kanë hapur dyert e shtëpive të tyre për familjet e prekura nga tërmeti në Shqipëri. Tërmeti i ditës së djeshme, i cili ishte me magnitudë 6.4 shkallë të Rihterit, la të vdekur mbi 20 persona, qindra persona të lënduar e shtëpi të shkatërruara plotësisht, kurse deri tani nga Shqipëria në Kosovë kanë ardhur rreth 200 persona.
Afro 50 qytetarë nga Durrësi, janë vendosur në hotelin Ora në Prishtinë.
Kjo ndodhi pas një postimi që bëri pronari i këtij hoteli, i cili hapi dyert e hotelit të tij për familjet e prekura nga tërmeti.
Në mesin e qytetarëve të ardhur nga Shqipëria, është edhe Franc Çaushi i cili me bashkëshorten e tij janë duke qëndruar në Prishtinë.
Për Telegrafin ai rrëfeu për ditën kur ndodhi tërmeti.
“Tërmeti ra në 02:55 të mëngjesit, dëgjuam zhurma dhe menjëherë dolëm poshtë, kush mundi doli e kush nuk mundi doli pasi pushoj tërmeti. Na strehuan në stadiumin me çadra, e pamë në lajme që u rrëzuan vila, u rrëzuan pallatet. Vila përballë nesh ka rënë me shtatë persona, na strehoi shteti ndërsa erdhën autobusët nga Kosova dhe ofruan ndihma, dhe na thanë së kush do të shkojë në Kosovë deri sa të stabilizohet gjendja dhe të rregullohen shtëpitë. Tërmet më të fuqishëm mosha ime nuk mban mend, para se të lindja unë kanë thënë se ka rënë një tërmet i fuqishëm – siç thonë ai ka rënë në vitin 1920. Dhe thonë se ky tërmet përsëritet një herë në 100 vjet. Ky është tërmeti më i fuqishëm që ka rënë në brezin tim. Ra edhe në 21 shtator, por nuk ishte kaq shumë i fortë sa ky, sa të shkatërrojë gjithçka. Në pallatin tim kanë dalur të gjithë jashtë, muret janë shembur – mirëpo i kanë mbajtur shtyllat. Ndërsa pallati përballë u rrëzua komplet”, ka thënë ai.
https://www.facebook.com/telegraficom/videos/852463758503223/
Çaushi tha për Telegrafin se ndërtesat të cilat janë ndërtuar pas viteve të 90-ta janë shkatërruar, ndërsa ndërtimet e vjetra i kanë rezistuar dridhjeve të tokës.

Gjithashtu, ai u shpreh shumë i kënaqur me mikpritjen që i është bërë në Kosovë.
“Jam shumë i kënaqur me mikpritjen që po na bëhet në Kosovë. Na dhanë ushqim e të gjitha, jam shumë i kënaqur. Të gjithë qytetarët jemi të kënaqur që kemi ardhur në Kosovë. Na kanë pritë shumë mirë’, ka thënë ai.
Po ashtu, edhe bashkëshortja e Franc Çaushit, Ediola Koçllari tha se nuk mban mend të këtë ndodhur një tërmet më i fuqishëm se ai i të martës, 26 nëntor.
“Tërmeti ndodhi në orën 02:55, dhe jemi tronditur shumë. Ishte shumë i fortë dhe na është mbyllur edhe dera, dhe pastaj thamë se na zuri brenda. Jemi shumë të frikësuar. Ka ndodhur edhe në 21 shtator, por ky ishte shumë i tmerrshëm. Kur na u mbyll dera, na ndihmuan nga jashtë, u bllokua komplet dhe ne thamë se vetëm Zoti e di se çfarë do bëhet. Na ndihmuan fqinjët dhe me forcë e hapën derën. Ka pasur shembje të pallatit. Nuk mbaj mend një tërmet më të fuqishëm se ky. Ne jemi shumë të kënaqur që jemi në Kosovë. Atë natë të gjithë kanë qenë të tmerruar. Prindërit e mi janë tmerruar dhe motra ime ka qenë mbrëmë në urgjencë”, ka rrëfyer ajo për Telegrafin.

Për Telegrafin ka folur edhe një banore tjetër e Durrësit, Eduarta Kurti. Ajo është dukë qëndruar bashkë më bashkëshortin dhe fëmijët e saj.
“Ishte ora afër 03:00 të mëngjesit kur ra tërmeti i parë, që nuk ishte shumë i fortë. Unë e ndjeva sepse isha zgjuar në ato momente, dhe e zgjova edhe burrin dhe i thashë zgjohu së po bëhet tërmet. U zgjuam dhe morëm kalamajtë dhe shkuam në katin e parë, në momentin që mbërritëm të dera u ndal tërmeti dhe u shtrim prapë. Ne gabuam që u shtrimë, pas 50 minutave ra tërmeti shumë i fortë, burri u zgjua dhe mori djalin e vogël dhe fëmijët tjerë dhe dolëm jashtë. Në momentin që dolëm jashtë u fikën dritat. Dhe kemi shkuar në stadiumin e Durrësit, pastaj na ftuan në një lokal sepse ishte shumë ftohtë për fëmijët. Shtëpia është dëmtuar dhe kemi frikë të hyjmë brenda shtëpisë. Shumë shtëpi janë dëmtuar, nuk ka pasur viktima aty afër neve”, ka thënë ajo.

Tutje ajo foli për udhëtimin e saj drejt Kosovës.
“Ne vendosëm që të vijmë në Kosovë, jam me burrin dhe fëmijët. Udhëtimi drejt Kosovës ka shkuar mirë, dhe jemi shumë të kënaqur me mikpritjen që po na bëhet. Mjafton të jemi të qetë, nuk mbaj mend një tërmet më të fuqishëm se ky. Tërmeti i shatorit nuk ishte kaq i fortë. Ne ishim të tmerruar, atë natë… nuk di ta përshkruaj atë natë”, rrëfeu ajo.
Në anën tjetër, pronari i hotelit Ora, Abdullah Çaushi foli për akomodimin që iu ka bërë rreth 50 personave nga Shqipëria.
“Gjatë ditës i kemi parë ngjarjet që po ndodhin në Shqipëri përmes mediave, dhe në mbrëmje shpreha interesim më i akomodu disa familje në hotel, dhe e bëra një postim në Facebook, ku shpreha dëshirën me iu ndihmu disa familjeve. Pas 15 minutash mu lajmëruan Plisat, dhe më thanë se janë duke ardhur nga Shqipëria dhe me thanë a mundësh me i akomodu sonte dhe unë thash po – përveç hotelit unë mundem t’i akomodoj edhe në shtëpi. Dhe më pas me thanë se në Prishtinë do te jemi në ora 02:00 ose 03:00, pastaj i prita. Në ora 03:00 filluan të vijnë në hotel disa makina, qytetarë të Kosovës dhe thanë se ne kemi ardhur me i marr qytetarët e Shqipërisë dhe unë thash jo, ata sonte janë mysafirë të mi. Përafërsisht numri i tyre është afro 50”, tha ai.

Ai bëri te ditur se mund të strehojnë edhe qytetarë tjerë.
“Ne nuk mundem të ua kthejmë atë se çfarë kanë bërë në vitin 1999. Jo 50, por 500 mijë t’i pranojmë nuk është asgjë”, pohoi ai.
Ndryshe, përveç institucioneve të Kosovës, qytetarët janë duke ndihmuar në forma të ndryshme banorët në Shqipëri.
Në pothuajse çdo komunë të Kosovës, janë ngritur tenda ku qytetarët po dërgojnë ushqim e veshmbathje për familjet në Shqipëri dhe transportimi i këtyre ndihmave po bëhet në mënyrë vullnetare. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Ish-ambasadori në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Klinika universitare për radioterapi dhe onkologji: Pas tetë viteve është vënë në funksion akceleratori linear

“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

Sakrifikimi për më shumë vota, numri i deputetëve të LVV-së, partisë Guxo dhe Alternativës

Përqindja e votave të partive politike – në sa komuna prijnë LVV, PDK e AAK-Nisma?

Studimi: Poshtë maleve tona fshihet “një thesar”

Arrestohen pesë të dyshuar në Pejë, po planifikonin vrasje

“Meritoni një lapidar si Clinton në Kosovë”, Rama inspekton punimet në rrugën e Komanit

KQZ thotë se po shkon drejt fundit vlerësimi i pakove me fletëvotime nga diaspora

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit