Para nisjes së sezonit 2025/26 të Ligës Premier, trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta, mbajti konferencën e zakonshme për shtyp para ndeshjes.

Ai foli për presionin e garës për titull dhe theksoi stabilitetin e ekipit të tij në vitet e fundit.


“Topçinjtë” kanë përfunduar të dytët në tre sezonet e fundit, një fakt të cilin Arteta e veçoi si dëshmi të progresit.

“Nëse vazhdon të gërmosh, një ditë do të gjesh ar. Këtë më është mësuar gjithë jetën time. Në total, kemi grumbulluar më shumë pikë gjatë tre sezoneve të fundit sesa çdo ekip tjetër në Premier League. Kjo tregon stabilitetin tonë. Tani duhet ta arrijmë të njëjtën gjë, por brenda një sezoni” – u shpreh spanjolli.

Megjithatë, deklarata e tij rezultoi e pasaktë.

Sipas GOAL, gjatë tre sezoneve të fundit, Arsenali ka grumbulluar 247 pikë, ndërsa Manchester City ka regjistruar 251, duke qenë realisht skuadra më e suksesshme në këtë periudhë.

Ky gabim i vogël statistikor e zbeh pak mesazhin e Artetës, ndonëse qëllimi i tij ishte të nxirrte në pah konsistencën e Arsenalit në garën për titull.

telegrafi sport app