LAJMI I FUNDIT:

Mike Pompeo arriti në Ohër

Mike Pompeo arriti në Ohër

Sekretari Shtetëror i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Mike Pompeo arriti tek aeroporti i Ohrit, ku u prit nga ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov.

Gjatë vzitës së tij disa orëshe, Pomepo do të takohet me kryetarin Stevo Pendarovski dhe me kryeministrin Zoran Zaev, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në takimet në Ohër, siç njoftojnë për AIM nga Departamenti shtetëror, Pompeo edhe një herë do të theksoj se Marrëveshja e Ohrit është hap i guximshëm i liderëve të Maqedonia së Veriut dhe të Greqisë për stabilizimin dhe prosperitetin e rajonit dhe për anëtarësimin e vendit në NATO dhe BE, përcjell Telegrafi Maqedoni.


Nga Departamenti shtetëror për AIM deklaruan se bisedat do të fokusohen edhe në siguri dhe në mundësinë e zhvillimit ekonomik të vendit. Një nga temat do të jetë edhe destabilizimi i Rusisë në rajon.

Pompeo, vizitën në rajon e nisi nga Vatikani, në Mal të Zi ndërsa pas Maqedonisë ai viziton edhe Greqinë.

Pompeo është sekretari i dytë shtetëror i SHBA-ve që e viziton Maqedoninë, pas Kolin Pauel në vitin 2001./Telegrafi/