Site icon Telegrafi

Mihrije Braha thotë se nuk ia fal tradhtinë Naimit

Mbrëmë (e shtunë), në emisionin “Shiko kush Luan” në mesin e shumë të ftuarve ishte edhe çifti Abazi, Naimi dhe Mihrija.

Ata tashmë njihen si një nga çiftet më pa komplekse në showbiz dhe këtë e treguan më së miri edhe natën e djeshme.

Meqë janë të pandashëm nga njëri-tjetri si në jetën personale ashtu edhe në karrierë, Mihrija tregon se cila do ishte arsyeja e fortë që mund t’i çonte drejt ndarjes?

Mihrije Braha dhe Naim Abazi (Foto: YouTube)

Kjo pyetje i është bërë Mihrijes në sfidën “Ndaje ose kovën..” dhe këngëtarja nuk ngurroi të përgjigjej duke thënë,  “Tradhtinë, nuk e fali vetëm”.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Mihrije Braha

Në anën tjetër, dyshja prej vitesh moderojnë emisionin “Odeon” dhe artistja Braha është mjaft aktive edhe me projekte muzikore.

Ata po ashtu janë të kompletuar edhe nga ana personale, të cilët kanë vetëm një djalë të quajtur, Plator. /Telegrafi/

Exit mobile version