Realizimi i fundit i Mihrijes, “Ti nuk je shtëpia ime”, është pëlqyer nga publiku dhe është njëra nga këngët më të kërkuara në top-lista, dhe pikërisht kjo është arsyeja që këngëtarja preferon që këngën e re ta lansojë dikur më vonë.

“Nuk dua t’i bëj konkurrencë vetes, për këtë kam vendosur që këngën e re ta lansoj në pranverë”, është shprehur Mihrije Braha për të përditshmen “Infopress”.
Më tej këngëtarja ka shtuar se kënga është e përfunduar, ndërsa ajo ende nuk ka vendosur se ku do ta realizojë klipin. Edhe kjo këngë është realizim i Armendit dhe Aidës.

Klipi i hitit të fundit të Mihrije Brahës, “Ti nuk je shtëpia ime”: