Migjen Basha konfirmon pensionimin nga Kombëtarja: Dua të falënderojë nga zemra të gjithë, ka ardhur koha për lojtarë të rinj

Mesfushori Migjen Basha ka konfirmuar sot (e enjte) pensionimin nga Kombëtarja e Shqipërisë pas plot viteve të luajtura me fanellën kuqezi.
Çdo fillim ka edhe fundin e vet. Kështu ka ndodhur edhe me mesfushorin shqiptar nga Kosova, Migjen Basha.
Basha ka vendosur t'i jap fund futbollit të luajtur me kombëtaren shqiptare në moshën 32-vjeçare, pas shumë viteve me fanellën kuqezi.
Mesfushori qendror ka shfrytëzuar rrjetet sociale për konfirmuar largimin, teksa nuk ka harruar t'i falënderoj të gjithë për këto vite të kaluara dhe mundësinë.
Sipas tij, koha tani është t'i kushtojë më shumë kohë familjes dhe lojtarët e rinj të luajnë me kombëtaren.

Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals



















































