LAJMI I FUNDIT:

MIE: Inventari për hapësirat e reja, s’ka lidhje me procesin zgjedhor

MIE: Inventari për hapësirat e reja, s’ka lidhje me procesin zgjedhor

Ministria e Integrimit Evropian përmes një njoftimi ka sqaruar se një pjesë e saj ka disa muaj që është vendosur në lokacion të ri, për shkak të mungesës së hapësirave në ambientin ekzistues në ndërtesën e Qeverisë.

Sipas njoftimit për media hapësira e re, sipas planit, duhet të pajiset me inventar të ri. Sipas ministrisë, ky ndryshim ka ndodhur në muajin maj dhe nga atëherë kanë filluar procedurat e prokurimit.

“Pajisja e ambienteve të MIE, nuk ka asnjë ndërlidhje me procesin zgjedhor, apo me çështje politike. Kjo procedurë, është e planifikuar nëpërmjet administratës, duke kaluar të gjitha procedurat ligjore dhe ka të bëjë me pajisjen e ambienteve me inventar. Procedura ka filluar në muajin maj të këtij viti dhe është finalizuar në pajtim me afatet kohore, të parapara me ligjin për prokurim publik”, thuhet në sqarim.


MIE thotë se data e inicimit të tenderit është 11 maj 2019, data e nënshkrimit të kontratës është 14 gusht 2019 pas zhvillimit të procedurave dhe data e skadimit më 31 dhjetor 2019./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

Siguri
Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore

Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore

Drejtësi

"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri

Siguri
Analistët: Roli i diasporës në këto zgjedhje po merret më seriozisht nga partitë politike

Analistët: Roli i diasporës në këto zgjedhje po merret më seriozisht nga partitë politike

Politikë
Pasaporta e Shqipërisë renditet e 43-ta në botë, shqiptarët mund të udhëtojnë në 123 vende të botës pa viza

Pasaporta e Shqipërisë renditet e 43-ta në botë, shqiptarët mund të udhëtojnë në 123 vende të botës pa viza

Lajme
Gjykata bullgare merr vendim: API-ja pjesërisht fajtore për aksidentin e autobusit ku humbën jetën 45 shtetas të Maqedonisë së Veriut

Gjykata bullgare merr vendim: API-ja pjesërisht fajtore për aksidentin e autobusit ku humbën jetën 45 shtetas të Maqedonisë së Veriut

Lajme
Kalo në kategori