LAJMI I FUNDIT:

Microsoft do t’iu kërkojë të gjithë punëtorëve amerikanë dëshmi të vaksinimit

Microsoft do t’iu kërkojë të gjithë punëtorëve amerikanë dëshmi të vaksinimit

Gjiganti teknologjik, Microsoft ka ndryshuar politikën dhe nga muaji i ardhshëm do t’iu kërkojë të gjithë punëtorëve të jenë të vaksinuar plotësisht kundër coronavirusit, në mënyrë që të kenë qasje në zyrat dhe hapësirat tjera punuese në territorin e Shteteve të Bashkuara.

Kjo kompani ka njoftuar punëtorët të martën se do të kërkojë “dëshmi të vaksinimit për të gjithë punëtorët, dhe mysafirët që hyjnë në ndërtesat e Microsoftit në SHBA”, ka raportuar Seattle Times sipas agjencisë së lajmeve, Associated Press.

Kompania ka thënë po ashtu se të ketë procedura tjera për punëtorët, të cilëve problemet shëndetësore ua pamundësojnë vaksinimin.


Prindërit e fëmijëve që janë shumë të rinj për të marrë vaksinën do të mund të punojnë nga shtëpitë deri në muajin janar, ka thënë kompania.

Edhe kthimi i pjesës tjetër të punëtorëve nëpër zyre është shtyrë për një muaj, përkatësisht 4 tetor.

Kërkesa e kompanisë për vaksina nuk do të zbatohet jashtë SHBA-së, për shkak të dallimeve ligjore nga një shtet në tjetrin.

Politika e re rreth vaksinimit vjen pas vendimit të njëjtë të marrë nga gjigantët tjerë teknologjikë si Google dhe Facebook, ashtu sikurse Disney dhe Walmart. /Rel/

Në trend Teknologji

Më shumë
Gjiganti i prodhimit të çipave TSMC do të investojë 100 miliardë dollarë në prodhimin amerikan, thotë Trump

Gjiganti i prodhimit të çipave TSMC do të investojë 100 miliardë dollarë në prodhimin amerikan, thotë Trump

Teknologji
Fshini këtë aplikacion para se të bëhet vonë

Fshini këtë aplikacion para se të bëhet vonë

Teknologji
VIP Service për televizorët e zgjuar 98' – Kombinimi perfekt i mjeshtërisë vizuale dhe dizajnit të shkëlqyer

VIP Service për televizorët e zgjuar 98' – Kombinimi perfekt i mjeshtërisë vizuale dhe dizajnit të shkëlqyer

Teknologji
Lenovo prezanton konceptin e ri të laptopit që mund të karikohet me rreze dielli

Lenovo prezanton konceptin e ri të laptopit që mund të karikohet me rreze dielli

Teknologji
Pse Elon Musk dëshiron që ju të përdorni Signal dhe jo Facebook - dhe si funksionon ai?

Pse Elon Musk dëshiron që ju të përdorni Signal dhe jo Facebook - dhe si funksionon ai?

Samsung prezanton Galaxy A56, dizajn i ri dhe gjashtë vite mbështetje softuerike

Samsung prezanton Galaxy A56, dizajn i ri dhe gjashtë vite mbështetje softuerike

Teknologji
Kalo në kategori