LAJMI I FUNDIT:

Microsoft Surface Phone do të vijë me 8GB RAM?

Microsoft Surface Phone do të vijë me 8GB RAM?

Është folur shumë për modelin e ri të telefonit të Microsoft – Surface Phone, dhe është thënë se i njëjti mund të vijë në treg dikur gjatë vitit të ardhshëm.

Ndërkaq tani sipas një raporti të ri thuhet se Surface Phone mund të vijë në treg me specifika të jashtëzakonshme, të cilat përfshijnë procesorin e Qualcomm – Snapdragon 830 dhe 8GB RAM.


Sipas të gjitha gjasave, Microsoft do ta lëshojë modelin e ri të telefonit të saj Surface Phone në tri variante të ndryshme, duke përfshirë edhe Surface Phone Pro me Snapdragon 830 dhe 8GB RAM.

Microsoft besohet se do ta braktisë linjën e telefonave të saj Lumia, për të kaluar tek modelet e linjës Surface, dhe se kjo pritet të ndodhë që nga viti i ardhshëm.