LAJMI I FUNDIT:

Microsoft akuzoi Google: Ata po drejtojnë një fushatë të fshehur

Microsoft akuzoi Google: Ata po drejtojnë një fushatë të fshehur

Microsoft dhe Google janë në një fazë të re konflikti.

Google po zhvillon një fushatë të fshehur kundër kompanisë sonë në Evropë për të na diskredituar me rregullatorë, njoftuan përfaqësuesit e Microsoft.

Avokatja e Microsoftit, Rima Alaili, shkroi në një blog se Google punësoi një firmë që bind kompanitë evropiane të kompjuterit cloud të përfaqësojnë interesat e Google, raporton CNBC.


Një grup i krijuar artificialisht pas Google do të prezantohet këtë javë, me qëllim që të diskreditojë Microsoftin me autoritetet e konkurrencës dhe politikëbërësit në Evropë dhe të mashtrojë publikun, pohoi Alaili.

Sipas saj, Google u përpoq të mbulonte se ishte pas projektit duke punësuar disa ofrues evropianë të shërbimeve cloud për të shërbyer si fytyra publike e organizatës së re.

Akuzat e papritura publike përfaqësojnë një fazë të re të konfliktit mes dy gjigantëve të teknologjisë, të cilët po luftojnë për ndikim në infrastrukturën kompjuterike cloud, si dhe në sfera të tjera, shtoi kompania amerikane e medias. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Drejtori ekzekutiv i Instagramit zbulon: Hashtaget nuk ndikojnë në rritjen e aktivitetit

Drejtori ekzekutiv i Instagramit zbulon: Hashtaget nuk ndikojnë në rritjen e aktivitetit

Teknologji
A beson Elon Musk në Zot? - Titani i teknologjisë jep definicionin epik për ekzistencën tonë, thotë se

A beson Elon Musk në Zot? - Titani i teknologjisë jep definicionin epik për ekzistencën tonë, thotë se "nuk ka një plan pas këtij krijimi"

Sam Altman: OpenAI ka qenë në

Sam Altman: OpenAI ka qenë në "anën e gabuar të historisë" në lidhje me burimin e hapur

Teknologji
OpenAI: DeepSeek na vodhi, ne kemi prova

OpenAI: DeepSeek na vodhi, ne kemi prova

Teknologji
OpenAl prezanton modelin o3-mini që 'lë në hije' DeepSeek-un kinez me shpejtësi, zgjuarësi dhe efikasitet!

OpenAl prezanton modelin o3-mini që 'lë në hije' DeepSeek-un kinez me shpejtësi, zgjuarësi dhe efikasitet!

Teknologji
Zbulohen të meta sigurie tek DeepSeek

Zbulohen të meta sigurie tek DeepSeek

Teknologji
Kalo në kategori