Ylli i filmit “Brokeback Mountain” filloi lidhjen me regjisorin në qershor të vitit të kaluar, vetëm disa muaj pas vdekjes së ish-të fejuarit të saj, Heath Ledger.

Megjithatë Williams ka zbuluar në një intervistë të fundit për “Vogue” se ajo nuk është më në lidhje me Jonze, duke thënë se ende ndjen vuajtje për Ledger.

“Koha ishte e papërshtatshme. Mendova se nëse bie në dashuri sërish, është e vetmja mënyrë që do të më kursente nga dhembja. Kjo ide e gabuar vetëm se i bëri gjërat më të komplikuara”, ka thënë aktorja.