“Mezi po ia dalim muajit, e lëre më të ketë vonesa”, kërkohet urgjentisht zgjidhje për ekzekutimin e pagave të punonjësve publikë

Pagat për zyrtarët publikë dhe përfitimet sociale për muajin shtator nuk janë realizuar ende, duke lënë shumë punonjës pa të hyrat mujore. Skadimi i mandatit të ushtruesit të detyrës së drejtorit të Përgjithshëm të Thesarit ka qenë një nga shkaqet kryesore për këtë mos-ekzekutim të pagave.
Mos-ekzekutimi i pagave në afatin e paraparë është parë me shqetësim nga ish-kryetari i Sindikatës së Shërbyesve Civil të Kosovës, Mursel Zymberi. Ai tha se e kanë të pamundur të veprojnë si aktivitet sindikal, pasi qeveria ka mbyllur kodet buxhetore të sindikatave.
“Me shqetësim të madh po e bisedoj këtë çështje me punëtorët dhe me opinionin. Kjo është një papërgjegjshmëri totale e qeverisë, veçanërisht e ministrit të Financave, Hekuran Murati. Ai po tenton të matë pulsin e punëtorëve, pavarësisht se për 4 vjet nuk ka pasur ngritje pagash, ndërkohë që inflacioni është kaq i lartë”, tha ai.
Tutje, Zymberi theksoi se qeveria nuk e ka hallin te punëtorët.
“Edhe këto mjete që ishin paraparë të dalin, nuk do t’i marrin sot punëtorët. Kjo nënkupton se nuk e kanë hallin e klasës punëtore. Me çdo kusht po i detyrojnë qytetarët të largohen nga vendi dhe të krijojnë kaste politike, që është shumë shqetësuese”.
Ai pohoi se mos-ekzekutimi i pagave në kohë ndikon negativisht, pasi shumë punonjës menzi e përmbyllin muajin me pagat që ata marrin.
“Dikush ndoshta nuk e merr për të madhe vonesën e pagës dy-tri ditë, por ne nuk arrijmë dot të prekim fundin e muajit me pagën që kemi. Nëse na vonohen edhe këto, disa kanë borxhe dhe kredi. Këtë problem nuk e ka qeveria, por mundohen të krijojnë skema sociale pa pyetur institucionet në terren për gjendjen e vërtetë”, potencoi ai.
Ai vazhdoi duke thënë se “qeveria po krijon politika nga njerëz amatorë, që nuk kanë fare përvojë pune dhe njohuri për terrenin, duke mos u dhënë pagat atyre që kanë punuar”, tha ai.
Për vonesat në ekzekutimin e pagave, Zymberi theksoi se këto kanë ndodhur vetëm me Qeverinë Kurti.
“Me Qeverinë Kurti ka ndodhur, ndërsa nga koha e UNMIK-ut në 2002 nuk ka pasur vonesa, përveçse pagat janë dalë më 30 ose 31 të çdo muaji. Kjo është hera e dytë që ndodh me këtë qeveri, dhe nuk ka ndodhur rastësisht. Ata e dinin që kishin ushtrues detyre dhe është dashur ta zgjidhin më herët për të mos luajtur me durimin e qytetarëve”, theksoi ai.
Ndërsa, kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, tha se punonjësit po ndëshkohen nga qeveria pa asnjë faj.
“Një pjesë e madhe e këtyre shërbyesve civilë janë punëtorë të arsimit, që nga çerdhet deri në universitet. Një pjesë e madhe mezi e lidhin fillimin e muajit me fundin e tij, dhe gjithashtu shumë prej tyre janë me kredi. Çdo vonesë mund t’i ndëshkojë ata me kamata shtesë. Ministri Murati duhet ta ketë parasysh këtë dhe të mos veprojë me ushtrues detyre si deri tani”, tha Jasharaj për Telegrafin.
Ai gjithashtu theksoi se mbi 80 mijë të punësuar jetojnë vetëm me paga dhe se kjo situatë nuk është dashur të ndodhë.
“Ministri Murati u tregua i tillë, dhe me fajin e tij dhe të qeverisë krijohen probleme te njerëzit që kanë kryer me përkushtim punën e tyre. Tani janë në pritje dhe pa paga”, potencoi ai.
Lidhur me rastin Telegrafi ka kontaktuar edhe me Ministrinë e Financave, por deri në publikimin e lajmit nuk ka pranuar ndonjë përgjigje.
Mos-ekzekutimi i pagave ka nxitur reagimin edhe të deputetëve opozitarë, të cilët kritikuan ashpër pushtetin./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

Kombino frutat e ngrira me pijen Juss dhe impresiono miqtë!

Eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik forcojnë bashkëpunimin me Kosovën

Çmimi i inputeve në bujqësi më i ulët në 2024 se sa në 2023

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit