LAJMI I FUNDIT:

Mevlyde Saraçi mohon t’ia ketë dhënë fotografinë Flora Brovinës

Mevlyde Saraçi mohon t’ia ketë dhënë fotografinë Flora Brovinës

Përfaqësuesja e Grupit të Shoqërisë Civile, Mevlyde Saraçi, e cila u përfol  nga deputetja e PDK-së, Flora Brovina që ishte e pranishme kur iu dorëzua fotografia për kinse dhunimin e një gruaje kosovare nga ushtarët serbë, të cilën e paraqiti të enjten në publik, ka mohuar të ketë ndonjë lidhje me atë fotografi.

Brovina e pranon se fotografia që publikoi nuk ishte e luftës në Kosovë
Lexo po ashtu Brovina e pranon se fotografia që publikoi nuk ishte e luftës në Kosovë

Përmes telefonit, ish- deputetja e LDK-së, i tha KosovaPress-it se hera e parë që e ka parë atë fotografi ka qenë dita e djeshme kur deputetja Brovina e prezantoi para mediave dhe në Kuvendin e Kosovës.

“Po më vjen shumë keq që më paska përfshi në një situatë të tillë. Hera e parë që e kam parë atë fotografi është dita e djeshme kur me shumë vëmendje e kam përcjellë ngjarjen”, tha Saraçi.


Ajo madje tha se është e çuditshme se si në këto momente deputetja Brovina po kujtohet për të.

Flora Brovina tregon se ku e mori fotografinë: Ndihem e tradhtuar
Lexo po ashtu Flora Brovina tregon se ku e mori fotografinë: Ndihem e tradhtuar

“Unë që nga viti 2007 jam e papunë, dhe Flora Brovina nuk u kujtua kurrë për mua, ndërsa u kujtua të më përfshijë në këtë rast. Por s’ka gjë, do të merrem me këtë çështje dhe do ta bëjë demantin e duhur”, tha Saraçi.

Ndryshe, gjatë ditës së sotme, deputetja e PDK-së Flora Brovina pasi është intervistuar nga prokuroria në lidhje me fotografinë e publikuar e cila doli të jetë pjesë e një filmi pornografik irakian, tha se atë fotografi e kishte pranuar në vitin 2003 nga ish deputetja e LDK-së, Mevlyde Saraqi, e cila në atë kohë mbante postin e nënkryetares së Komisionit për Persona të Zhdukur. /kp/

Në trend Lajme

Më shumë
Specialja konfirmon vizitën e Thaçit, jep detaje

Specialja konfirmon vizitën e Thaçit, jep detaje

Lajme
Hashim Thaçi arrin në Kosovë, shkak gjendja e rëndë shëndetësore e babait të tij

Hashim Thaçi arrin në Kosovë, shkak gjendja e rëndë shëndetësore e babait të tij

Lajme
Pas banesave dhe parcelave, Prokuroria sekuestron edhe 55 mijë euro në rastin ndaj të pandehurit G.G

Pas banesave dhe parcelave, Prokuroria sekuestron edhe 55 mijë euro në rastin ndaj të pandehurit G.G

Drejtësi
Fajde në Prizren ku kamata kalonte 100 mijë euro, Policia arreston 28-vjeçarin

Fajde në Prizren ku kamata kalonte 100 mijë euro, Policia arreston 28-vjeçarin

Kronika e Zezë
U ndalua në Tiranë nga policia për vjedhje, gjendet i vetëvarur në qeli 46-vjeçari

U ndalua në Tiranë nga policia për vjedhje, gjendet i vetëvarur në qeli 46-vjeçari

Lajme
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Lajme
Kalo në kategori