LAJMI I FUNDIT:

Mevlyde Saraçi deklarohet sot në polici rreth fotografisë që e publikoi Flora Brovina

Mevlyde Saraçi deklarohet sot në polici rreth fotografisë që e publikoi Flora Brovina

Ish-deputetja e LDK-së, Mevlyde Saraçi ditë më parë ka deklaruar se asnjëherë nuk e ka parë fotografinë të cilën e kishte bërë publike deputetja e PDK-së, Flora Brovina. Kjo e fundit kishte thënë se Saraçi, ia kishte dorëzuar në zarf këtë fotografi gjatë vitit 2003, në kohën kur punonin bashkë në Komisionin për Personat e Zhdukur.

Një gjë të tillë kishte mohuar Saraçi, madje sot, ajo është paraqitur në polici për të dhënë deklaratë.

“Po, jam paraqitur sot në polici dhe jam intervistuar si dëshmitare. Ju njoftoj se kam deklaruar të vërtetën, ashtu siç është. Nuk kam lidhje me fotografinë, dhe nuk kam lidhje me këtë rast”, ka thënë ajo për Telegrafin.


Ajo për  deklaron se shumë shpejt do ngre padi për shpifje ndaj deputetes Brovina.

“Ajo ka keqpërdorur emrin tim pa pasur lidhje me veprimet e saja, ndërkohë unë jam në përgatitje të kallëzimit penal kundër znj. Flora Brovina, për keqpërdorim të emrit tim”, tha ajo.

Ndryshe, pas publikimit të fotografisë nga deputetja e Kuvendit të Kosovës, Flora Brovina, me të cilën pretendonte se paraqet kryerjen e dhunimeve seksuale gjatë luftës në Kosovë, e cila fotografi doli të jetë e dyshimtë, ka pasur reagime të shumta nga të mbijetuarit e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë, e po ashtu edhe nga familjarët e tyre./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Kronika e Zezë
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Lajme
KQZ nesër shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 9 shkurtit

KQZ nesër shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 9 shkurtit

Lajme
Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Kronika e Zezë
​Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

​Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

Lajme
Kalo në kategori