LAJMI I FUNDIT:

Meta po ndërton një kabllo nënujore prej 10 miliardë dollarësh që do të rrethojë globin

Meta thuhet se po planifikon të ndërtojë një kabllo nënujore me fibra optike që do të përshkonte globin.

Burime pranë Metës, e cila ka në pronësi të Facebook, Instagram dhe WhatsApp, thanë se kompania mund të shpenzojë mbi 10 miliardë dollarë për një projekt prej gati 40,000 kilometrash, transmeton Telegrafi.

Meta thuhet se do të zotëronte qind për qind të kapacitetit të kabllit. Është e paqartë se çfarë roli, nëse ka, luan AI në motivimet e projektit.

Projekti është në fazat e hershme, por kapaciteti dhe rruga e synuar nuk janë publike. Planifikimi thuhet se drejtohet nga zyra e Metës në Afrikën e Jugut.

Kabllot me fibër optike nënujore përdoren shpesh për të bartur sinjale telekomunikuese mbi zona të mëdha uji.

Meta është pjesërisht pronare e kabllove të ndryshme, duke përfshirë 2Africa, një kabllo telekomunikuese nënujore që shtrihet përgjatë vijës bregdetare të Afrikës. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
“Efekti Trump”, tetë gjigantët e teknologjisë humbën një pasuri prej 266 miliardë dollarësh këtë vit

Teknologji
Chatboti me Al i Elon Musk pyetet nëse mendon se Trump është aset rus - befason përgjigja e tij

Musk ofendoi miliarderin meksikan - ai iu hakmor me ndërprerje të kontratës miliardëshe

WhatsApp është duke përgatitur një opsion për të fikur kamerën përpara se t'i përgjigjeni një videotelefonate

Çmontohet iPhone 16e, ja çfarë ka brenda

Çmontohet iPhone 16e, ja çfarë ka brenda

Teknologji
Musk ofendoi miliarderin meksikan - ai iu hakmor me ndërprerje të kontratës miliardëshe

Musk ofendoi miliarderin meksikan - ai iu hakmor me ndërprerje të kontratës miliardëshe

Kalo në kategori