Meta kërkon njohjen e Kosovës nga Guatemala

Në takim me ministrin e Jashtëm të Guatemalës, Haroldo Rodas Melgar, Meta e njohu atë me zhvillimet e fundit në Kosovë, pas shpalljes se opinionit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, e cila e cilësoi aktin e shpalljes se pavarësisë në përputhje me të drejtën ndërkombëtare.
Ai kërkoi nga pala guatemalase të rivlerësojë qëndrimin e saj ne këtë drejtim, si një veprim qe do ti shërbente forcimit të paqes dhe stabilitetit në rajonin e Ballkanit.
Të njëjtën gjë, zëvendëskryeministri shqiptar e bëri edhe në takimin me zëvendëspresidentin e Guatemalës, Rafael Espada, nga i cili kërkoi që vendi i tij të shqyrtojë me përparësi njohjen e shtetit të Kosovës, duke pasur parasysh zhvillimet e reja pas opinionit të GJND-së. /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals



















































