Turqia është në zi kombëtare pas goditjes nga tërmeti i fuqishëm, ku si pasojë humbën jetën mijëra persona, ndërsa ende po vazhdojnë kërkimet për të gjetur njerëz nën rrënojat e ndërtesave të shembura.
Shkollat janë të mbyllura, institucionet, organizatat, si dhe njerëz vullnetarë janë mobilizuar për të ndihmuar të mbijetuarit në zonat e goditura.
Teuta Tabaku, mësuese e gjuhës shqipe në Turqi tash e 30 vjet, thotë se ky është tërmeti më i fuqishëm që ka goditur Turqinë në 55 vjetët e fundit.
Ajo në një lidhje nga Bursa thotë për KosovaPress se gjendja është e rëndë por po punohet në çdo drejtim për të gjetur njerëzit e bllokuar, si dhe për të ndihmuar të lënduarit.
“Ne si shkollë nga studentët tanë kemi tre persona që kanë shkuar vullnetarisht për të ndihmuar pas dëmeve që ka shkaktuar ky tërmeti i fuqishëm që kapi Turqinë dhe Sirinë, por Turqia, në këto dhjetë qytete me të vërtetë është gjendje shumë e rëndë.
Edhe ne që nuk jetojmë në ato qytete jemi shumë të prekur nga ana psikologjike, morale, mundohemi që të organizohemi sa më mirë me mini-bashkitë që kemi në qytetet tona për të ndihmuar sa më shumë dhe sa më shpejtë që ndihmat të shkojnë në kohë dhe të bëjnë punë për njerëzit që janë të dëmtuar, sepse kushtet atmosferike, sidomos natën temperaturat arrin diku deri -10 gradë”, thotë Tabaku.
Mësuese Teuta tregon se zonat e prekura nga tërmeti nuk janë të banuara me shumë shqiptarë.
“Në ato zona nuk ka shumë shqiptarë, mund të them që ka pasur më parë, sidomos shqiptarët e Kosovës dhe të Maqedonisë së Veriut por me kalimin e kohës kanë ardhur në këto vendet më perëndimore, Stambolli, Bursa, Izmir. Unë kam pasur fatin që në kohën e pandemisë kam dhënë mësim shumë online, mësimin e gjuhës shqipe, kam pasur nxënës nga Mallatia, familja e atij studenti është shumë mirë, ka shpëtuar nga rrënojat dhe aktualisht ndodhen në Ankara”, thotë ajo.
Teuta Tabaku e cila e ka përjetuar edhe tërmetin e vitit 1999 në Turqi, thotë se ky i fundit është aq i rëndë sa nuk mund të krahasohet me atë të dy dekadave më parë.
Ajo thotë se pas mbylljes së shkollave kanë vendosur që të komunikojnë me nxënësit qoftë edhe për një ose dy orë në ditë, në mënyrë që të lehtësojnë anën e tyre psikologjike.
“Sistemi arsimor funksionon shumë pak sepse me të vërtetë është një gjendje kaotike. Unë për shembull që jap mësimin në gjuhën shqipe duke biseduar me disa prindër e kishin të nevojshme që fëmijëve tu jepja gjysmë ore ose 20 minuta ose 10 minuta në ditë, të paktën të largoheshin pak nga kompjuterët, televizionet, fotografitë apo gjendjen që e japin kanalet televizive. Po funksionojmë nga pak çdo ditë duke i marrë një nga një, sepse ka familje që janë shkatërruar komplet, ka familje që kanë vdekur nga 4 apo 5 veta, dhe kjo është një gjendje shumë e rëndë.
Mundohemi që fëmijëve jo t’u japim mësim, por duke i argëtuar nga pak.. (Po komunikojmë) online, por vetëm nga pak, sepse edhe interneti është shumë i kufizuar, ne nuk duhet ta ‘harxhojmë’ internetin kot sepse fuqitë e internetit duhet të ‘harxhohen’ vetëm për zonat që janë në gjendje kaotike të rënies së tërmetit”, thotë ajo.
Hapja e shkollave thotë se pritet të bëhet nga data 13 apo 15 e këtij muaji, megjithatë për këtë mbesin ende në pritje të konfirmimit të institucioneve përkatëse.
“Për hapjen e shkollave mendohet, sipas drejtorive arsimore te qytetit, dhe ministrisë së arsimit, nga data 13 deri 15, deri tani nuk kanë thënë diçka tjetër. Po presim, jemi gjithmonë në pritje të rregullave apo të masave të reja që do të marrin drejtoritë”, thotë ajo.
Mëngjesin e së hënës qytetarët në Turqi dhe ata në Siri, u zgjuan nga dridhjet e një tërmeti prej 7.8 ballësh.
Si pasojë e këtij tërmeti deri tani kanë humbur jetën më shumë se 21 mijë persona në Turqi dhe Siri.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Satelitët “Albania 1” dhe “Albania 2” sjellin mbi njëmijë imazhe

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU “Gjakova” u përfshi në negociata për një tender të ndërmarrjes

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU "Gjakova" u përfshi në negociata për një tender të ndërmarrjes

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Pacolli për Hotel Grand: 6.7 milionë eurot janë të miat, jo të shtetit – u grabitën sepse refuzova të paguaj ryshfet

Qeveria e Kosovës merr vendim që t’i paguaj 6.74 milionë euro kompanisë së Behgjet Pacollit për ‘Hotel Grand’

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Si kërcënimet e Trump kanë ndryshuar gjithçka në politikën e Kanadasë

Mark Carney fiton garën për të pasuar Justin Trudeau si kryeministër i Kanadasë

Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU "Gjakova" u përfshi në negociata për një tender të ndërmarrjes

Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa