LAJMI I FUNDIT:

Messi zgjedh sportistin më të madh të të gjitha kohërave – nuk është futbollist

Messi zgjedh sportistin më të madh të të gjitha kohërave – nuk është futbollist

Ylli argjentinas, Lionel Messi ka zgjedhur legjendën e basketbollit, Michael Jordan, si sportistin më të madh të të gjitha kohërave.

Messi ka krijuar trashëgimi të madhe në botën e futbollit me shume njerëz që e cilësojnë më të madhin e historisë.

Megjithatë, kur bëhet pyetje për sportistin më të madh në përgjithësi, edhe vet Messi e thotë një emër tjetër. Bëhet fjalë për ish-basketbollistin, Jordan.


Dhjetë sportistët më të paguar të të gjitha kohërave, duke marrë parasysh edhe inflacionin – befasi në renditje
Lexo po ashtu Dhjetë sportistët më të paguar të të gjitha kohërave, duke marrë parasysh edhe inflacionin – befasi në renditje

“Në sport, Michael Jordan më duket më i madhi ndonjëherë. Sidomos pasi shikon serialin e tij dhe, e dini, “Vallëzimi i Fundit”… ju merr mendjen. Është një kryevepër, është mbresëlënëse”, ka thënë fillimisht Messi për Juan Pablo Varsky.

“Kjo gjithashtu më afroi më shumë me të dhe më ndihmoi të kuptoja pak më shumë se kush ishte ai. Është turp që nuk mund ta përjetoja personalisht atë epokë sepse do ta kisha dashur”.

Kjo nuk është hera e parë që 37-vjeçari lavdëron legjendën e NBA-së.

“Personi me të cilin do të doja të bëja një foto është Michael Jordan – do të doja ta takoja”, kishte deklaruar Messi një herë për mediat.

Messi tregon sportistin e vetëm të cilin dëshiron të takojë dhe të bëjë një foto me të
Lexo po ashtu Messi tregon sportistin e vetëm të cilin dëshiron të takojë dhe të bëjë një foto me të

Është mjaft e habitshme që ky takim ende nuk është zhvilluar pasi Leo nënshkroi për Inter Miami.

Ai ka takuar shumë të famshëm që atëherë, por jo ende të preferuarin e tij Jordan. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
“Është goli më i mirë që kam shënuar për Barcelonën”, Lamine Yamal flet pas ‘veprës artistike’

“Është goli më i mirë që kam shënuar për Barcelonën”, Lamine Yamal flet pas ‘veprës artistike’

Liga e Kampionëve
Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Liga e Kampionëve
Van Dijk te PSG? Imazhet në Anfield me Al Khelaifi dhe Luis Campos ndezin thashethemet

Van Dijk te PSG? Imazhet në Anfield me Al Khelaifi dhe Luis Campos ndezin thashethemet

Ndërkombëtare
Avokati thotë se Maradona

Avokati thotë se Maradona "u vra" në "një plan çnjerëzor që ishte efektiv"

Ndërkombëtare
Salah shpërtheu në lot pas eliminimit të Liverpoolit nga Liga e Kampionëve

Salah shpërtheu në lot pas eliminimit të Liverpoolit nga Liga e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Nga Etnik Brruti te marrëdhënia me FFK-në dhe kalimi i lojtarëve nga Kosova te Shqipëria – Armand Duka zbulon të gjitha

Nga Etnik Brruti te marrëdhënia me FFK-në dhe kalimi i lojtarëve nga Kosova te Shqipëria – Armand Duka zbulon të gjitha

Kombëtarja e Shqipërisë
Kalo në kategori