Messi pati një përplasje të ashpër me yllin e Orlando City - vazhdoi edhe në tunel
Lionel Messi ka vazhduar shkëlqimin me skuadrën e tij të re - Inter Miami.
Ylli argjentinas ka dhuruar një tjetër paraqitje spektakolare ku skuadra amerikane u përball me Orlando Cityn në DRV PNK Stadium.
Të udhëhequr nga 36-vjeçari, Inter Miami mori një fitore të lehtë me rezultat 3-1.
Por, shtatë herë fituesi i Topit të Artë nuk e kishte të lehtë në këtë takim, pasi pati një përballje të ashpër gjatë dhe pas ndeshjes.
Cesar Araujo kishte disa duele me Messin, ndërsa ky i fundit edhe pse ka fizik më të vogël, bëri që kundërshtari i tij të ngelej i shtrirë në fushë.
Pamjet më poshtë tregojnë se dyshja u fjalosën edhe gjatë futjes në tunel, ndërsa u dashtë ndërhyrja edhe dy kampeve mes tyre. /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals






























