LAJMI I FUNDIT:

Messi pas fitimit të çmimeve kryesore në La Liga: Falënderoj bashkëlojtarët, çmimet iu takojnë atyre – fitorja në El Clasico do ishte avantazh

Messi pas fitimit të çmimeve kryesore në La Liga: Falënderoj bashkëlojtarët, çmimet iu takojnë atyre – fitorja në El Clasico do ishte avantazh
Messi ishte ylli i mbrëmjes me dy çmime të fituara

Lionel Messi fitoi dy çmimet kryesore në gala mbrëmjen e organizuar nga gazeta e madhe spanjolle Marca, me çmimin ‘Pichichi’, si golashënuesi i sezonit dhe atë të lojtarit më të mirë të sezonit në La Liga.

Ylli i Barcelonës po vazhdon me formën e tij të lart dhe marrjen e çmimeve individuale dhe ekipore. Por, egoja e tij është shumë e vogël saqë edhe në këtë rast falënderoj bashkëlojtarët e tij dhe këto çmime ia dedikon atyre.

Messi gjithashtu foli edhe për takimin e fundjavës ndaj Real Madridit në ‘El Clasicon’ e parë të sezonit 2017/18, të cilën tha se dëshiron ta fitojë shkaku i rëndësisë pasi ajo zhvillohet në Santiago Bernabeu dhe avantazhit që do t’ju jepte katalunasve.


Messi fiton Pichichin dhe zgjidhet lojtari i sezonit në La Liga, Iniesta lojtari më i mirë spanjoll (Foto)
Lexo po ashtu Messi fiton Pichichin dhe zgjidhet lojtari i sezonit në La Liga, Iniesta lojtari më i mirë spanjoll (Foto)

“Unë tashmë kam disa të fituar. Para se trofeu të ishte ndryshe, më i madh dhe më i rëndësishëm”, ka thënë fillimisht Messi pas pranimit të çmimeve.

“Jam i lumtur që e fitoj përsëri dhe dua të falënderoj MARCA-n për këtë”.

Messi ishte ylli i mbrëmjes me dy çmime të fituara

“Dua ta ndaj këtë [Pichichi] dhe të falënderoj të gjithë bashkëlojtarët e mi. Është një çmim për ekipin siç thashë edhe për Këpucën e Artë”.

“Nuk është qëllimi im kryesor çmimet individuale, qëllimi janë titujt, por nëse këto çmime individuale vijnë, ato janë të mirëpritura”.

El Clasico e parë e sezonit vjen në një orar të pazakontë (Foto)
Lexo po ashtu El Clasico e parë e sezonit vjen në një orar të pazakontë (Foto)

“Do të ishte shumë e rëndësishme fitorja, për rëndësinë që ka ajo, pasi është gjithnjë një lojë e veçantë”.

“Fitorja në stadiumin e Real Madridit është një avantazh i rëndësishëm edhe për kampionatin. Ende ka shumë ndeshje të mbetura, por do të ishte mirë të mbaroje vitin me një fitore dhe të kalosh një Krishtlindje të lumtur”, përfundoi ylli i Barçës. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Njihuni me lojtarin i cili ishte shumë afër kalimit tek Man Utd, por u qëllua me armë në kokë

Njihuni me lojtarin i cili ishte shumë afër kalimit tek Man Utd, por u qëllua me armë në kokë

Premier League
Carragher tregon tri pozitat që Liverpooli duhet t’i përforcojë pas fitores ndaj Man Cityt

Carragher tregon tri pozitat që Liverpooli duhet t’i përforcojë pas fitores ndaj Man Cityt

Premier League
Legjenda gjermane mbështet Real Madridin për ta eliminuar Atletico Madridin nga Liga e Kampionëve

Legjenda gjermane mbështet Real Madridin për ta eliminuar Atletico Madridin nga Liga e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Zhegrova thotë se e ka njoftuar Lillen që nuk do ta vazhdojë kontratën – ai flet edhe për ndeshjen e marsit me Kosovën

Zhegrova thotë se e ka njoftuar Lillen që nuk do ta vazhdojë kontratën – ai flet edhe për ndeshjen e marsit me Kosovën

Ligue 1
Ish-lojtari i Barcelonës e thotë hapur: Real Madridi është ekipi më i mirë në botë

Ish-lojtari i Barcelonës e thotë hapur: Real Madridi është ekipi më i mirë në botë

La Liga
Mikel Arteta zbulon se kush është fajtori për humbjen zhgënjyese të Arsenalit ndaj West Hamit

Mikel Arteta zbulon se kush është fajtori për humbjen zhgënjyese të Arsenalit ndaj West Hamit

Premier League
Kalo në kategori