Messi mposht LeBron Jamesin në listën e Forbes për sportistët më të paguar të vitit, në top 10 edhe emra si Ronaldo, Curry dhe Federer

Lionel Messi mund të ketë bërë një ulje rroge kur u largua nga Barcelona si lojtar i lirë për t'u lidhur me Paris Saint-Germain në verën e vitit 2021, por ylli argjentinas ka siguruar vendin e parë në listën e Forbes për sportistët më të paguar në planet.
Përfitimet jashtë fushës, së bashku me një marrëveshje fitimprurëse në Parc des Princes, e kanë lejuar shtatë herë fituesin e Topit të Artë që të mposht në garë legjendën e NBA-së, LeBron James, i cili mbetet i dyti në listë.
Lista e top 10 përfshin edhe emra tjerë futbollistes si ylli i Manchester United, Cristiano Ronaldo, i cili renditet i treti dhe sulmuesin e PSG-së, Neymar i katërti.

Figura ikonike nga bota e basketbollit, NFL, tenisit dhe boksit plotësojnë top 10-shen, me disa nga emrat më të mëdhenj që gjenden në listë.
Stephen Curry, Kevin Durant, Roger Federer, Canelo Alvarez, Tom Brady dhe Giannis Antetokounmpo kompletojnë top 10.
Më poshtë keni listën e 10 sportistëve më të paguar
10.Giannis Antetokounmpo | 80,9 milionë dollarë / 77,60 milionë euro Në fushë: 38,27 milionë euro | Jashtë fushës: 39.33 milionë euro




























































