Messi mban stërvitjen e parë te Paris Saint-Germain

Lionel Messi ka kryer tashmë stërvitjen e parë me klubin e tij të ri, Paris Saint-Germain.
Ylli argjentinas befasoi të gjithë duke u larguar nga Barcelona pas plot 20 viteve të kaluara në Camp Nou, por kjo erdhi si shkak i pamundesisë për të rinovuar kontratën shkaku i rregullave financiare të La Ligas.
Messi shpejt gjeti marrëveshje me francezët e PSG-së, të cilët të mërkurën konfirmuar transferimin e lojtarit.
34-vjeçari nënshkroi një marrëveshje dy-vjeçare me PSG-në këtë javë, me një opsion për një vit të tretë, që do t’i sigurojë atij një pagë vjetore prej 35 milionë eurosh plus bonuse.
Të mërkurën, Messi i prezantua nga presidenti Nasser Al-Khelaifi, teksa zbuloi pritjet e mëdha për të fituar trofe me klubin nga Parc des Princes.

Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals









































