Messi flet për pensionimin e tij te Argjentina

194:"EZEIZA, ARGENTINA - MAY 30: Lionel Messi kicks the ball during a training session at Julio H. Grondona Training Camp on May 28, 2019 in Ezeiza, Argentina. (Photo by Marcelo Endelli/Getty Images) 12:"Getty Images
Lionel Messi dëshiron të fitojë diçka para se të pensionohet nga Kombëtarja e Argjentinës.
Ylli i Barcelonës është afër t'i mbush 32 vjet dhe çdo ditë e më shumë po flitet për pensionimin e tij, sidomos me kombëtaren.
Megjithatë, Messi ka sqaruar se dëshiron të fitojë diçka me fanellën e Argjentinës para se të pensionohet.
"Dua të pensionohem nga Kombëtarja e Argjentinës pasi të kem fituar diçka".
"Do të mundohem të fitojë diçka me këtë fanellë".
"Jam i dashur këtu dhe kur stërvitem me skuadrën", ka thënë Messi.
Ndryshe, Messi ka zhvilluar 129 ndeshje duke shënuar edhe 65 gola, ndërsa me grupmoshat ka 23 ndeshje dhe 16 gola. /Telegrafi/

Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals












































