Kampionati Botëror në Katar po përfundon. Kanë mbetur vetëm edhe tre ndeshje - gjysmëfinalja mes Francës dhe Marokut, ndeshja e së shtunës për vendin e tretë dhe finalja e së dielës në të cilën Argjentina pret rivalin e saj.

Më pas do të ndahen çmimet individuale më prestigjioze – ‘Topi i Artë’ për lojtarin më të mirë të turneut, ‘Doreza e Artë’ për portierin më të mirë dhe ‘Këpuca e Artë’ për golashënuesin më të mirë të Kupës së Botës.


Kanë mbetur vetëm pak lojtarë në garën e vërtetë për golashënuesin më të mirë.

Kylian Mbappe dhe Lionel Messi kanë nga pesë gola dhe Mbappe ka avantazhin që ka edhe një ndeshje të mbetur.

messi1 1

Julian Alvarez ka shënuar katër gola dhe mund t'i kalojë, ashtu si Olivier Giroud që ka të njëjtën avantazh si Mbappe.

Megjithatë, çfarë do të vendosë fituesin e ‘Këpucës së Artë’ nëse, si shumë herë më parë, disa lojtarë kanë të njëjtin numër golash?

Kriteri i parë i FIFA-s është që çmimi t'i shkojë lojtarit me më shumë asistime. Këtu është më i miri Messi sepse ka tre, dhe Mbappe nuk është keq gjithashtu sepse ka dy.

mbappe walker 1

Në rast se lojtarët janë të barabartë sipas këtij kriteri, çmimi do të merret nga lojtari që ka luajtur minutat (më pak). /Telegrafi/

telegrafi sport app