Mësohet arsyeja pse Ibrahimovic përmendi vudunë dhe nënën e Lukakut gjatë incidentit

Zlatan Ibrahimovic ka mohuar se e ka abuzuar Romelu Lukakun në aspektin raxor duke theksuar se komenti vudu (‘voodoo’) i referohej një incidenti specifik nga koha kur sulmuesi belg luante për Evertonin.
Dikur bashkëlojtarë te Manchester Unitedi, Ibra dhe Lukaku u përfshinë në një zënkë gjatë derbit të Milanos, ndërmjet Interit dhe Milanit, që u zhvillua të martën mbrëma në kuadër të çerekfinales në Kupën e Italisë.
Sulmuesi i Nerazzurrëve besohet t’i ketë thënë atij të Rossonerëve që të takoheshin pas lojës, ndërsa Ibrahimovic ka qeshur duke ia kthyer: “Në rregull, thirre edhe nënën”.
Kjo e ka nxitur akoma më shumë Lukakun, derisa Zlatan ka sqaruar me fjalët: “Bëje vudunë tënde të shpifur”.
⚽ Lo scontro verbale tra #Ibrahimovic e #Lukaku durante il derby di Coppa Italia#calcio #InterMilan #CoppaItalia pic.twitter.com/po2EnarQ5f
— RaiSport (@RaiSport) January 26, 2021
Edhe pse është komentuar si frazë raciste, korrespodentët e Sky Sport Italia nga Milano pohojnë se Ibrahimovic ka mohuar çfarëdo ofendimi racist.
Besohet se 39-vjeçari i është referuar një thënie nga aksionari kryesor i Evertonit, Farhad Moshiri, i cili në janar të vitit 2018 kishte thënë se Lukaku e ka refuzuar kontratën e re për shkak të një “mesazhi vudu”.
Vudu (voodoo) është një religjion që rrjedh nga politeizmi afrikan dhe nga adhurimi i paraardhësve, ndërsa praktikohet në disa pjesë të Karaibeve dhe në Amerikën Jugore. Kombinon elemente të ritualeve të katolicizmit me ritet tradicionale magjike dhe religjioze afrikane, ndërsa karakterizohet nga magjia dhe posedimi i shpirtit.
“I ofruam marrëveshje më të mirë se Chelsea dhe agjenti i tij erdhi në Finch Farm për ta nënshkruar kontratën. (Shefi ekzekutiv i Evertonit) Robert (Elstone) ishte aty, gjithçka ishte gati, jashtë ishin disa gazetarë, pastaj në takim, Rom i telefonoi nënës së tij”.
“Ai tha se ishte në një pelegrinazh në Afrikë ose diku dhe se kishte një vudu dhe kishte marrë mesazh sipas të cilit duhej të shkonte te Chelsea”, kishte deklaruar para tre vitesh Moshiri.
Zlatan and Lukaku are going at it 😳 pic.twitter.com/yMLFI72tiz
— ESPN FC (@ESPNFC) January 26, 2021
Lukaku ka mohuar të ketë ndodhur kjo, ndërsa asokohe i ishte bashkuar Manchester Unitedit në vend të Chelseat (ku kishte luajtur më herët). Madje, belgu e kishte kërcënuar me padi shefin e Evertonit për shpifje.
“Vendimi i Romelut nuk ka pasur të bëjë me vudunë. Ai e distancon veten nga këto besime dhe nga kjo deklaratë, ndërsa ne do t’i shqyrtojmë hapat ligjorë që mund të ndërmerren lidhur me këtë çështje”.
“Romelu është katolik dhe vudu nuk është pjesë e jetës apo besimeve të tij. Ai thjesht nuk ka pasur besim te Evertoni e as besim te projekti i z. Moshirit. Për këtë arsye nuk ka dashur të nënshkruajë me çfarëdo kushti”, kishte deklaruar asokohe një përfaqësues i lojtarit për BBC Sport.
Sidoqoftë, ngjarja kishte qenë kryetemë në mediat sportive dhe është e qartë se Ibrahimovic e ka ruajtur për ta përdorur në një situatë që do ta nevrikoste belgun. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Jim Ratcliffe zbulon emrin e trajnerit të cilin nuk do ta kishte punësuar kurrë tek Man United

Messi nuk kishte asnjë dyshim kur përmendi idhullin e tij të futbollit, nuk është Maradona

Liverpooli po përgatit një ofertë rekorde për transferimin e top sulmuesit argjentinas

Hansi Flick flet për penalltinë e anuluar të Julian Alvarez kundër Real Madridit

Guardiola flet për eliminimin e Liverpoolit nga Liga e Kampionëve

Man City po synon transferimin e yllit të Serie A si zëvendësues të Ederson

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës