Joseph E. Stiglitz
Fitorja e mundshme e Emmanuel Macronit në zgjedhjet presidenciale franceze, ka shkaktuar një pasthirrmë globale çlirimi. Të paktën Evropa nuk po shkon në rrugën proteksioniste që presidenti Donald Trump po detyron Shtetet e Bashkuara të marrin. Por, mbrojtësit e globalizimit duhet të presin edhe pak: proteksionistët dhe mbrojtësit e “demokracisë joliberale” janë në rritje në shumë vende të tjera. Dhe, fakti që një bigot i hapur dhe një gënjeshtar i vazhdueshëm mund të marrë aq shumë vota sa Trump në SHBA dhe se Marine Le Pen e krahut të djathtë do të jetë kokë më kokë me Macron më 7 maj, duhet të jetë shumë shqetësuese.
Disa supozojnë se menaxhimi i keq i Trumpit dhe paaftësia e dukshme do të mjaftojnë të ulin entuziazmin e lëvizjeve populiste kudo. Po kështu, votuesit amerikanë të Rripit të Ndryshkur që mbështetën Trumpin me siguri do të jenë më keq në katër vite dhe votuesit racionalë do ta kuptojnë këtë.
Por, do të qe gabim të arrihej në përfundimin se pakënaqësia me ekonominë globale – të paktën mënyra si trajtohen klasa e mesme – ka pushuar. Nëse demokracitë liberale të zhvilluara mbajtën politikat e status quo, punëtorët e zhvendosur do të vazhdojnë të armiqësohen. Shumë do të ndjejnë se të paktën Trump, Le Pen dhe të ngjashëm të tyre e ndjejnë dhimbjen. Ideja që votuesit do të kthehen kundër proteksionizmit dhe populizmit vetë mund të mos jetë më shumë se mënyrë kosmopolitane e dëshirimit.
Mbrojtësit e ekonomive të tregut të lirë duhet të kuptojnë se shumë reforma dhe përparime teknologjike mund të lënë disa grupe – ndoshta grupe të mëdha – më keq akoma. Në parim, këto ndryshime rrisin efikasitetin ekonomik, duke i mundësuar fitimtarët të kompensojnë humbësit. Por, nëse humbësit mbeten më keq, përse duhet ata të mbështesin globalizimin dhe politikat pro-tregut? Në fakt, është në interesin e tyre të kthehen te politikanët që i kundërshtojnë këto ndryshime.
Ndaj leksioni duhet të jetë i qartë: në mungesë të politikave progresive, përfshirë programet e mirëqenies sociale, trajnimit të punës dhe formave të tjera të ndihmës për individët dhe komunitetet e lëna pas nga globalizimi, politikanët trumpianë mund të bëhen një tipar i përhershëm i panoramës.
Kostot e imponuara nga politikanë të tillë janë të larta për të gjithë ne, edhe nëse nuk arrijnë plotësisht ambiciet e tyre proteksioniste dhe nativiste, për shkak se ato mbështeten te frika, nxisin fanatizëm dhe kanë një qasje të rrezikshme ne kundër atyre në qeverisje. Trump e ka përdorur këtë në sulmet në Twitter kundër Meksikës, Kinës, Kanadasë, Gjermanisë dhe shumë të tjerëve – dhe lista do të rritet sa më shumë që ai të qëndrojë në zyrë. Le Pen ka shënjestruar myslimanët, por komentet e saj të fundit që mohojnë përgjegjësinë franceze për mbledhjen e hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore zbuloi linjën e saj anti-semite.
Rezultat i kësaj mund të jenë përçarjet e thella dhe ndoshta të pariparueshme kombëtare. Në SHBA, Trump tashmë ka shkatërruar respektin për presidencën dhe me gjasa do të lërë pas një vend të përçarë.
Ne nuk duhet të harrojmë se përpara periudhës së Iluminizmit, me përqafimin e shkencës dhe lirisë, të ardhurat dhe standardet e jetesës kishin mbetur në vend për shekuj. Por Trump, Le Pen dhe populistë të tjerë paraqesin anti-tezën e vlerave të Iluminizmit. Pa zbukurim, Trump citon “faktet alternative”, mohon metodën shkencore dhe propozon ulje të mëdha të buxhetit për kërkim publik, përfshirë ndryshimin klimatik, që sipas tij është mashtrim.
Proteksionizmi i mbrojtur nga Trumpi, Le Pen dhe të tjerët, paraqet një kërcënim të ngjashëm për ekonominë botërore. Për treçerek shekulli, ka pasur një përpjekje për të krijuar rend global të bazuar te rregullat ekonomike, në të cilin mallrat, shërbimet, njerëzit dhe idetë mund të lëvizin lirshëm përmes kufijve. I duartrokitur nga miqtë e tij populistë, Trump ka hedhur një granatë dore në këtë strukturë.
Duke marrë parasysh këmbënguljen e Trump dhe ndihmësve të tij se kufijtë kanë rëndësi, biznesi do të mendohet dy herë përpara se të ndërtojë degë furnizimi. Pasiguria si rezultat i kësaj do të dekurajojë investimin, veçanërisht investimin ndërkufitar, që do të shkatërrojë ritmin e një sistemi global të bazuar te rregullat. Duke u investuar më pak në sistem, mbrojtësit e një sistemi të tillë do të kenë më pak stimuj për të kërkuar ruajtje të tij.
Kjo do të jetë telash për të gjithë botën. Na pëlqen apo jo, njerëzimi do të mbetet i lidhur globalisht, duke përballur probleme si ndryshimi klimatik apo kërcënimi i terrorizmit. Aftësia dhe stimujt për të punuar në bashkëpunim për të zgjidhur këto probleme duhet forcuar, jo dobësuar.
Leksioni i të gjithë kësaj është diçka që vendet skandinave e kanë mësuar kohë më parë. Vendet e vogla të rajonit kuptuar se hapja ishte çelësi i zhvillimit të shpejtë ekonomik dhe begatisë. Por nëse ato mbeten të hapura dhe demokratike, shtetasit e tyre do të binden shpejt se segmente të rëndësishme të shoqërisë nuk do të lihen pas.
Shteti social kështu bëhet integral me suksesin në shtete skandinave. Ata kuptuan se e vetmja begati e qëndrueshme është begatia e ndarë. Ky është një leksion që SHBA dhe pjesa tjetër e Evropës duhet ta mësojë. /Project Syndicate/reporter.al/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëOlsa Muhameti flet për Gjestin në BBVA: Po bën të njëjtën lojë si në Big Brother të Kosovës, ia nxorëm më të mirën
Xhamia e shqiptarëve në Damask, Fevziu takon 77-vjeçarin që flet shqip
Gerta - Gjestit: Kë do të shpëtoje po të mos ishte Egli?, banori befason me përgjigjen
Arabia Saudite po përgatit ‘bombën’ - një transferim nga Real Madridi, një nga Barcelona
Bernardi me deklaratë të fortë: Klajdi, Jozi dhe Laerti kanë pikëpyetje në lidhje me orientimin e tyre seksual
Babai i Loredanës takon Jozin: Kisha dëshirë që ti të shikoje punën tënde, s’më vjen mirë fare të shikoj gjëra të kësaj natyre
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Jo, vendi im është atje” – Lionel Messi ka konfirmuar se ku do të shkojë pas largimit nga Inter Miami
Trump nuk u bë brenda natës kripto miliarder
Xheneta Fetahu ngjall dyshime me vizitën në Shqipëri, a po bëhet pjesë e BBVA?
Rashford te Barcelona: Man United me transferim aspak të pritur nga katalunasit
Masivisht po shpërndahet një foto e televizionit kroat - duhet ta shihni se si e quajnë Erdoganin
Barcelona humbet një talent të madh të akademisë – pritet transferimi i tij në Arabinë Saudite