LAJMI I FUNDIT:

Mesazhi i Taulant Xhakës për Granitin para ndeshjes Zvicër-Serbi

Mesazhi i Taulant Xhakës për Granitin para ndeshjes Zvicër-Serbi

Taulant Xhaka ka dhënë një intervistë për mediumin zviceran, Blick, për të folur rreth ndeshjes mes Zvicrës dhe Serbisë në Kampionatin Botëror.

Në Botërorin e mbajtur në Rusi në vitin 2018, Helvetikët mposhtën serbët me rezultat 2-1. Gjithçka shpërtheu nga golat e shënuara prej Granit Xhakës dhe Xherdan Shaqirit, pasi që të dy bën me duar shqiponjën.

Taulanti i ka kërkuar Graniti që për këtë ndeshje që luhet të premten e kësaj jave, ta ruaj qetësinë, gjersa bëri të ditur se nuk ishte i lumtur me shortin që i vuri përballë sërish këto dy përfaqësuese.


“Të jem i sinqertë, nuk u kënaqa me shortin, për të gjithë të kaluarën me Granitin. Por, kam folur me Granitin për këtë një kohë të gjatë, shumë gjatë. Unë i thashë: ‘Pavarësisht se çfarë ndodh në këtë lojë, nëse shënon ose fiton ose humbet – vetëm ruaj gjakftohtësinë dhe luaj lojën tënde. Në fund të fundit, nuk ka të bëjë me politikë, është një lojë futbolli”, ka deklaruar 31-vjeçari për Blick.

Por, historia me Serbinë është e njohur për të gjithë, pasi autoritetet serbe kanë shkaktuar gjenocidë në popullin shqiptar në fund të shekullit të kaluar, dhe më së miri e ka përjtuar edhe babai i dy lojtarëve, Ragi Xhaka, që po ashtu kishte folur për Blick kohë më parë.

“Unë u arrestova dhe u torturova” , kishte thënë ai në fund të marsit 2022 para ndeshjes së Zvicrës kundër Kosovës (1-1).

Ragipi ka lindur në Prishtinë në atë që ishte Jugosllavia e atëhershme në vitin 1963.

“Këto ishin demonstrata paqësore në të cilat ne u rrahëm nga policia që në fillim,” thotë ai. “Ata na rrahën derisa ishim të shtrirë në tokë”, vazhdoi babai i dy mesfushorëve.

Graniti më pas po ashtu kishte folur për Blick në Londër: “Ajo që përjetoi babai im është diçka që nuk do t’ia dëshironi askujt. Deri më sot e di vetëm gjysmën e kësaj historie të tmerrshme. Kur isha njëzet vjeç, doja të dija çdo detaj. E pyeta babain, por ai iku sepse nuk duronte më. Tani e di që duhet të jem i kujdesshëm. Ishte një kohë e keqe për të”.

Ndërsa Ragipi kishte thënë: “Ai ka të drejtë për këtë. Vetëm gruaja dhe babai im dinë gjithçka. Djemtë e mi nuk kanë nevojë të dinë të gjitha detajet”.

Taulanti më tej kishte rrëfyer një pjesë të historisë së tij më tej kur luante me Shqipërinë për kualifikimet në Kampionatin Evropian dhe ishin mysafir të Serbisë në Beograd: “Ishte e vështirë atëherë. As unë nuk e kisha imagjinuar kështu. Sigurisht e dija që do të ishte një lojë e nxehtë. Por, nuk mund ta imagjinoja që gjërat do të dilnin kështu nga kontrolli. Por, ky ishte viti 2014, kjo është në të kaluarën. Duhet të shohim përpara”.

“Nuk është problem me lojtarët serbë. Por pyetja është se si interpretohen ato. Mund ta imagjinoj mirë që mediat serbe do të tentojnë t’i nxehin sërish gjërat. Në përpjekje për të provokuar Granitin dhe Xherdanin. Ju duhet të jeni të përgatitur për këtë dhe të qëndroni të relaksuar”, ka shtuar më tej Taulanti.

Serbia dhe Zvicra do të luajnë këtë të premte nga ora 20:00 në stadiumin “Stadium 974”, derisa një barazim për Helvetikët dhe në rast se Kameruni humbë nga Brazili, do të kalonin në 1/8 e finales. /Telegrafi/


Standings provided by Sofascore

Në trend Sport

Më shumë
Cristiano Ronaldo mund të kthehet në Evropë, trajneri i njohur tashmë e ka telefonuar

Cristiano Ronaldo mund të kthehet në Evropë, trajneri i njohur tashmë e ka telefonuar

Ligat tjera
Sylvinho drejt largimit nga Shqipëria, mësohet skuadra që pritet ta drejtojë

Sylvinho drejt largimit nga Shqipëria, mësohet skuadra që pritet ta drejtojë

Kombëtarja e Shqipërisë
As nuk deshën të dëgjonin për Pogban - vjen refuzimi i parë nga një klub i madh në Evropë

As nuk deshën të dëgjonin për Pogban - vjen refuzimi i parë nga një klub i madh në Evropë

La Liga
Real Madridi mund të futet në garë për Lookman, por çmimi i kërkuar mbetet problem

Real Madridi mund të futet në garë për Lookman, por çmimi i kërkuar mbetet problem

La Liga
Zyrtare: Guardiola i qëndron besnik Man Cityt, vazhdon kontratën me kampionët anglez

Zyrtare: Guardiola i qëndron besnik Man Cityt, vazhdon kontratën me kampionët anglez

Premier League
Gjiganti anglez ndryshon strategji për Thuram, i afron atë që Interi nuk mundet

Gjiganti anglez ndryshon strategji për Thuram, i afron atë që Interi nuk mundet

Premier League
Kalo në kategori