Bajron Nikolli është një shqiptar që jeton në vatrën e coronavirusit në Itali, qytetin e Bergamos.
Ai në një rrëfim për RTV Dukagjinin ka thënë se Italia është në gjendje lufte.
“Nga numrat zyrtar që ju shihni, të vdekurit janë shumë me tepër. Ne e shohim me sy që numri i të vdekurve është shumë më i lartë. Në fshatin e Bergamos ku unë jetoj, shumë njerëz që kam njohur nuk jetojnë më”.
I riu shqiptar që jeton në Bergamo thotë se pavarësisht që tashmë janë mësuar me viktimat janë shumë të ngarkuar psikologjikisht.
“Mezi po presim të dalim nga kjo gjendje e tmerrshme”.
Nikolli thotë se janë të detyruar të qëndrojnë të mbyllur dhe mund të dalin vetëm për të blerë bukë.
“Vetëm ne që jemi këtu po e shohim sa e kemi nënvleftësuar situatën. Kemi menduar se është vetëm një grip i thjeshtë por realiteti na solli faturën. Ky virus vret dhe nuk fal. Nga dritarja kam parë ambulanca pa fund. Edhe tash ka ambulanca por tashmë rrugët janë boshe dhe ecin me sirena fikur”.
I riu thotë se nuk do ta kishte parashikuar kurrë një situatë të tillë. Ai ka një mesazh edhe për qytetarët e Kosovës.
“Për të gjithë vëllezërit nga Kosova që i dua shumë kam një mesazh. Ju lutem shumë qëndroni në shtëpi. Është një armik i padukshëm i cili vret dhe nuk fal. Mjafton një person të lëvizë dhe bëhet ura. Ura për një virus që mund të vejë në vështirësi një lagje apo qytet të tërë. Prandaj ju them me gjithë zemër: Mos bëni gabimin që bënë me këtu. Mos e nënvleftësoni situatën. Mësoni nga ne. Nuk dua të dëgjojë të ju atë që po dëgjohet nga ne”, tha ndër të tjera Bajron Nikolli./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Eksperti i sigurisë: Largimi i ushtarëve amerikanë nga Kosova është shqetësues, problemi real janë raportet politike

Trump kritikon ndarjen e fondeve të USAID-it, përmend Kosovën dhe Serbinë

Kush u bë e kush u zhgënjye, përmbledhje e kandidatëve për deputetë

“Trupat amerikane mund të largohen nga Kosova”, shkruan Bild – mediumi gjerman sjell edhe skenarët e mundshëm për vendet e tjera evropiane

Janë verifikuar mbi 38 mijë pako të votave të ardhura përmes postës

Albulena Haxhiu gruaja më e votuar në zgjedhjet e 9 shkurtit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara

Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori

Trump pretendon se Ukraina e filloi luftën me Rusinë

"Kush është ky", momenti kur Gjesti ngatërron Jezusin me figurën e Çerçiz Topullit në spektaklin e BBVA

Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së

Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame