Nëse policia serbe do ta lejojë të hyjë në Kosovë, avokati Çedomir Stojkoviq do të jetë një tjetër serb nga elita intelektuale dhe politike e Serbisë që do të bëjë homazhe në varrezat e shqiptarëve të vrarë dhe të pranojë krimet e kryera mbi popullatën civile nga forcat ushtarake e policore serbe gjatë viteve 1998-1999 në Kosovë.
Avokati serb, Çedomir Stojkoviq, ka paralajmëruar që sot (e enjte) në orën 15:00 do të bëjë homazhe në kompleksin memorial në Prekaz dhe do të vendos lule mbi varrin e Blerina Jasharit, 7-vjeçares që u vra nga forcat ushtarake serbe gjatë sulmit mbi familjen Jashari në mars të vitit 1998.
Homazhe në kompleksin memorial Adem Jashari, një vit më parë, më 17 shkurt në 15-vjetorin e pavarësisë së Kosovës, kishte bërë edhe Kryetari i Partisë Republikane të Serbisë, Nikola Sanduloviq, i cili gjithashtu kishte vendosur lule mbi varrin e Besartës.
Ai para pak ditësh është rrahur brutalisht nga BIA serbe dhe është arrestuar, pasi më 2 janar të këtij viti në platformën X kishte postuar një video duke thënë se “Jam i vetmi politikan nga Serbia që kam ardhur për të nderuar viktimat e pafajshme shqiptare, familjen Jashari, në Prekazi. Unë kërkova falje në emër të serbëve që nuk e bënë këtë”.
Sanduloviq më herët e ka quajtur presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, kriminel lufte dhe e ka porositur që para se të shkojë në Kosovë, duhet të kërkojë falje dhe ta pranojë krimin e kryer në Reçak.
“Si mund të jetë Kosova zemra e Serbisë kur ti president i Republikës së Serbisë nuk mund të hysh në Kosovë derisa Albin Kurti mos të lejojë! Së pari ti president i Serbisë, kriminel lufte të kërkosh falje dhe ta pranosh krimin që ka ndodhur në Reçak, pastaj të hysh [në Kosovë]! Bravo Albin Kurti”, ka shkruar Sanduloviq, shkruan Telegrafi.
Më 17 shkurt në 15 vjetorin e pavarësisë, Sanduloviq kishte vizituar Kosovën.
I shoqëruar nga krerët e shtetit të Kosovës, Sanduloviq pas homazheve kishte se do të bëj gjithçka që kriminelët që kryen një krim kaq të tmerrshëm të përgjigjen.
Edhe politikani serb dhe ish kryetari i Kuvendit të Vojvodinës, Nenad Çanak, para tri vitesh ka vizituar varrezat në Mejë të Gjakovës.
“Të gjitha nënat në botë qajnë për fëmijët e tyre në gjuhën e njëjtë”, ka shkruar ai, në Twitter.
Lajmin për vizitën e Çanakut në varrezat e civilëve shqiptarë të ekzekutuar në Meje dhe Korenicë, e kishte bërë publik edhe Lidhja Socialdemokrate e Vojvodinës, kryetar i së cilës është Çanak.
Në njoftimin e kësaj partie thuhej se në fshatrat Meje dhe Korenicë, më 27 dhe 28 prill 1999 janë ekzekutuar së paku 377 civilë, në mesin e tyre edhe një vajzë shtatëvjeçare, shkruan Telegrafi.
Çanak është një nga politikanët serbë që e thotë publikisht se Republika e Kosovës është një realitet.
Ndërsa, kryetari i Lëvizjes Qytetare “Odgovor”, Boban Bogdanoviq, para një viti ka thënë se Kosova do ta marrë njohjen nga Serbia.
Bogdanoviq, në një postim në rrjetin social në Twitter, ka shkruar se “Kosova do ta marrë njohjen nga Serbia”.
“Këtë e vërtetoi sot Aleksandar Vuçiq. Këtë fakt duhet përshëndetur për shkak të paqes rajonale dhe stabilitetit të plotë të Ballkanit perëndimor dhe të gjithë neve, që investojmë përpjekje të mëdha politike me qëllim të zgjidhjes përfundimtare. Kurse Serbia do ta fitojë tradhtarin më të madh në historinë e saj”, ka shkruar Bogdanoviq në janar të vitit 2023.
Në një postim tjetër në Twitter, Bogdanoviq e ka përgëzuar kryeministrin Kurti për këmbënguljen e tij politike.
“Normalizimi i marrëdhënieve me Republikën e Serbisë, përkushtimi i Kosovës për integrime euroatlantike dhe bashkëpunimi me serbët e Kosovës është politikë e guximshme e Albin Kurtit”, ka shkruar ai.
Ndryshe, kryetari i Lëvizjes “Odgovor”, Boban Bogdanoviq, më 17 dhjetor 2022, derisa po kthehej nga Kosova është ndaluar në vendkalimin kufitar në Merdar, ku policia e Serbisë nuk e ka lejuar të hyjë në Serbi.
Kryetari i Partisë Liberal Demokratike (LDP) Çedomir Jovanoviq është një tjetër politikan serb që ka njohur pavarësinë se Kosovës,
Ai së fundmi kishte deklaruar se në zgjedhjet e 17 nëntorit në Serbi do të dalë me sloganin “Duhet të jetë ndryshe” dhe se në fushatë do t’u tregojë qytetarëve të vërtetën për Kosovën, të cilën askush nuk dëshiron thotë.
Jovanoviq theksoi se për shkak të ngjarjeve të 24 shtatorit në Banjskë dhe heshtjes në lidhje me ato ngjarje, vendosi të marrë pjesë në zgjedhje dhe se nuk dëshiron të jetojë në një vend ku qytetarët zgjedhin mes presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe Kryetarit të Partisë Liri dhe Drejtësi, Dragan Gjilas, shkruan Telegrafi.
Edhe kreu i Akademisë Serbe të Shkencës dhe Arteve, Vladimir Kostiq, duke polemizuar me një peshkop të Kishës Serbe, para tri vitesh i kishte thënë atij se “Kosova nuk është e jona [Serbisë] dhe këtë duhet ta kuptojmë sa më parë”.
Më tej akademiku serb e ka porositur peshkopin Grigorije që të heq dorë nga parullat me të cilat serbët ndjehen si heronj.
Avokati i politikanit serb Nikola Sanduloviq, Çedomir Stojkoviq, tha para tri ditësh se klienti i tij u mbajt në burg dhe u dhunua deri sa i shkaktuan paralizë të pjesshme vetëm sepse ai vendosi lule pranë varrit të një vajze shqiptare.
Ai paralajmëroi se të enjten do shkojë në Kosovë.
“Do të shkoj personalisht në varrin e familjes Jasharit dhe do vendos lule në varrin e Blerina Jasharit, të miturës që u vra në 1998 dhe më pas do të kthehem në Serbi dhe do e shikoj vendin tim në sy. Do i them “ja ku jam, do më arrestoni? Do të më dhunoni dhe mua?”, tha avokati serb.
Mbetet të shihet nëse policia dhe xhandarmeria serbe do ta lejojnë Stojkoviqin që të kalojë kufirin dhe të hyjë në Kosovë.
Ndryshe, presidenti serb Aleksandar Vuçiq asnjëherë nuk ka pranuar krimet e kryera nga forcat ushtarake policore serbe gjatë luftës në Kosovë. Madje ai ka mohuar edhe masakrën e Reçakut./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBanesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale
“Armën e kisha përpara”, i akuzuari Andi Pajaziti rrëfen detajet për vrasjen në “Bon Vivant”
Serbët në veri të Mitrovicës thërrasin “Vuçiqi në burg”
"Firmosëm shkresën serbe", dëshmitë e dy shqiptarëve që u dëbuan nga Serbia
Krasniqi thotë se asnjëherë s’ia ndaloi KFOR-i shkuarjen në veri
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova