Mesazhet e presidentit të ShBA-së, Joe Biden në letrën dërguar presidentes, Vjosa Osmani po vlerësohen pozitive për vendit. Marrëdhënia e ngushtë ndërmjet dy vendeve, kërkesa për njohje reciproke me Serbisë dhe ndihma për sigurimin e vaksinave po konsiderohen si tri pikat kyçe të kësaj letre.
Ndërkohë, përmendja e termit “kompromis” edhe nga administrata Biden po shihet në mëdyshje nga njohësit e marrëdhënieve ndërkombëtare, por po kërkohet që ato mos të bëhen duke cenuar rendin kushtetues dhe sovranitetin e vendit.
Visar Xhambazi nga Demokracia për Zhvillim “D4D”, për KosovaPress aspektet pozitive për Kosovën në letrën e Biden dërguar Osmanit.
Derisa lidhur me kompromiset e mundshme në kuadër të dialogut Kosovës dhe Serbisë, ai thotë se kompromiset mund të ndodhin, por vetëm duke mos e dëmtuar karakterin unitar të Kosovës.
“Kjo letër nga presidentit Biden dërguar presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani mund të përmblidhet në tre pika. Në pikën e parë, konfirmohet marrëdhënia e ngushtë dhe miqësore ndërmjet Kosovës dhe ShBA-së, duke u përmendur edhe shërbimi i djalit të ndjerë të presidentit Biden që e ka bërë në Kosovë. Së dyti bëhet thirrje për njohje reciproke ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe mendoj që kjo është pika kryesore sepse i dërgohet një sinjal i qartë Beogradit sepse marrëveshja finale ndërmjet Kosovës dhe Serbisë duhet të përfundojë me njohje reciproke mes dy palëve”, theksoi Xhambazi.
Ai tha se “Pika e tretë ka të bëjë me pandeminë Covid-19, ku administrata Biden potencon se Kosova është në radarin e tij sa i përket ndihmave për vaksina në muajt në vijim”,
Sipas Xhabazit, kompromiset në çfarëdo negociate duhet të ketë hapësirë.
“Mirëpo deri më tani këto kompromise sulmojnë vet integritetin territorial dhe sovranitetin e Kosovës. Për këtë mendoj se nëse ka hapësirë për kompromise që nuk e dëmtojnë karakterin unitar të Kosovës, i cili mbrohet edhe me Kushtetutën e vendit, ka hapësirë që të bëhet një manovër e tillë”, thotë ai.
Thirrjen e presidentit Biden për njohje reciproke ndërmjet Kosovës dhe Serbisë e sheh si pozitive edhe Violeta Haxholli nga KDI.
“Është pozitive fakti që zotëri Biden vazhdimisht në letrat e tij po e përmend njohjen e ndërsjellë, që është qëllimi kryesor i Kosovës në këtë proces të dialogut. Për dallim nga BE i cili nuk mund të thotë njohje për shkak të pesë vendeve që nuk e njohin Kosovën, por e përmend termin normalizim i plotë i marrëdhënieve. Andaj është pozitive fakti që përmendet njohja ndërsjellët si fakte i ndërsjellët në këto letra”, thotë Haxholli.
Ndërkohë, gjatë ditës, shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri tha se Kosova nuk duhet të bëjë kompromise që cenojnë funksionimin e vendit.
“Republika e Kosovës mendoj që në asnjë rrethanë nuk duhet të bëjë asnjë kompromis e cila do të cenonte funksionalizimin e saj. Është temë e rëndësishme dhe kjo që kemi arrit deri më sot, e kemi arritur më mbështetjen e fuqishme të Amerikës dhe i jemi përjetësisht mirënjohës. Në radhë të parë nuk besojmë asnjëherë se SHBA-të do t’i kërkojnë Kosovës të bëjnë kompromise që e cenojnë sovranitetin tonë. Pra koordinimi i ngushtë në këtë proces e shohim si diçka tejet të rëndësishëm dhe jetike për Kosovën”, tha ai.
Kategorik kundër kompromiseve të mundshme u shpreh edhe Besnik Tahiri nga AAK.
“Kompromiset kanë ndodhur në procesin e Ahtisarit dhe proceset tjera. Nuk kemi çka të bëjmë kompromise të tjera, përveç njohjes reciproke ndërmjet dy vendeve”, u shpreh ai, pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit.
Presidenti amerikan, Joe Biden vazhdimisht në letrat e tij dërguar krerëve institucionalë në Kosovë dhe Serbi ka përmendur njohjen reciproke ndërmjet dy vendeve.
Përkundër konstituimit të institucioneve, dialogu Kosovë-Serbi me ndërmjetësim të Bashkimit Evropian ende nuk ka rifilluar.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Përpjekjet e Serbisë për ta fajësuar Kosovën për trazirat e saj të brendshme

Çka ndodhi me arrestimin e ish-ushtarit të UÇK-së Emin Bajrami nga autoritetet maqedonase?

Përqindja e përkthyer në mandate, Shenolli tregon se çfarë ndikimi mund të kenë votat e diasporës

Karamuço: Dy deputetë të Kuvendit të Shqipërisë dhe dy biznesmenë dyshohet se kanë urdhëruar një vrasje

“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

Dyshohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare - Hekuran Nikçi, kryeinspektor i punës ndalohet për 48 orë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA, e krahason me 'majmun kacavjerrës'

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

Cila është rruga e 'Gold Card' e Trump drejt shtetësisë dhe si mund të funksionojë?